Dy akrobatë të huaj në Tiranë dhurojnë spektakël në vijat e bardha në rrugët e kryeqytetit

Shoferët e makinave, pasagjerët, por edhe kalimtarët, në Tiranë, për disa sekonda kanë pasur mundësi të shijojnë shfaqjen e dhuruar nga dy artistë në rrugë.

Dy të rinjtë të huaj, akrobatë dhe xhonglerë janë filmuar në kryqëzimet e kryeqytetit duke dhënë shfaqje në vijat e bardha nëpër rrugë të ndryshme të Tiranës.

Siç shihet edhe nga videot e Shqiptarja.com, sapo ndizet drita e kuqe e semaforit për makinat dhe duhet të kalojnë këmbësoret, dy të huajt të filmuar në vende ndryshme, ofrojnë shfaqje duke kërcyer dhe argëtuar kryesisht shoferët dhe pasagjeret që po udhëtojnë.

Kushdo që ka dëshirë nga shoferët dhe pasagjerët, mund t'u japë lekë për shfaqjen që ato dhurojnë.

1623167062_1623166725Sequence0300003308Still009.jpg

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut