GREQI- Një 58-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në spitalin Papanikolaou në Selanik. 58-vjeçari kishte 9 ditë i shtruar në spital pasi kishte pësuar djegie të rënda nga shpërthimi i një bombole gazi në vendin ku punonte.
Ngjarja ndodhi më 29 shtator, ndërkohë që 58-vjeçari ishte duke punuar në një vendgrumbullim makinash të vjetra, ose siç njihet ndryshe varrezë makinash në perëndim të Selanikut.
Ndërsa ditën e sotme, u njoftua se ai nuk arrit t’i mbijetonte plagëve pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Tashmë po vijojnë hetimet nga organet kompetente për rrethanat e aksidentit.