Në vendin tonë 3252 fëmijë me aftësi
të kufizuara,223 me mësues ndihmës

Në vendin tonë janë 3252 fëmijë me aftësi të kufizuara këtë vit akademik në sistemin arsimor. Vetëm 223 prej tyre kanë mësues ndihmës, pra vetëm 6.85 %.
 
Ndërsa nxënës me sindormën down janë 114. Këto të dhëna u bënë publike në konferencën “Kam të drejtë dhe potencial për arsimin cilësor gjithëpërfshirës”. Ndërkohë që u publikua  raporti i parë kombëtar për nxënësit me sindormën down në arsim si edhe manuali i parë për mësuesit ndihmës.
 
Nevoja për arsimim gjithëpërfshirës i fëmijëve me aftësi të veçanta është urgjente. Për këtë minsitrja e arsimt dhe Sportit, Lindita Nikolla, deklaroi se vetëm shtimi i numrit të mësuesëve ndihmës nuk është zgjdhje.

“Një hap më tutje, një vëmendje dhe një bashkëpunim të cilin ne e kemi nisur me fakultetet e edukimit aty ku përgatiten mësues”, u shpreh Nikolla.
 
Nga ana tjetër, zëvendësministja e Mirëqënies Sociale, Bardhylka Kospiri, thkesoi se integrimi dhe arsimi i këtyre fëmijëve është tejet i rëndësishëm.

“Ligji për arsimin parauniversitar është një nga shembujt më të mirë të inisiativave ligjore që trajtojnë problematikën e fëmijëve me aftësi të kufizuara por adresimi i problematikës dhe përcaktimi i detyrimeve ligjore kërkon marrjen e masave të forta për zbatimin  e tyre”, tha Bardhylka Kospiri.
 
Emanuela Zaimi, prind dhe drejtuese Down Syndrome Albania kërkoi të besohet në potencialin e fëmijëve të tyre.

“Deri sa të jenë plotësuar të gjitha kushtet e duhura kërkoj nga ju të dashur mësues vetëm diçka, të besoni në potencialin e fëmijëve tanë për të nxënë e për t’u edukuar për një jetë sa më gjithëpërfshirëse që nis sot e ka një rol shumë të rëndësishëm për nesër për t’u bërë sa më aktiv në komunitetin ku jetojnë”, u shpreh Emanuela Zaimi.
 
Këto ditë në kopështin 31 dhe në çerdhen nr 50 do të fillojnë nga puna “dhoma e shërbimeve mbështetëse”, ku fëmijët e aftësi të kufizuara të këtij kopshti do të kenë të gjitha kushtet dhe mjetet e duhura për të marrë shërbimet terapeutike.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit