Në vetëm 10 ditë 8 ngjarje të rënda kriminale, nga ekzekutimi në 'Don Bosko' tek atentatet e dështuara mafioze

Tre atentate për eliminime direkte dështuan në 10 ditët e para të vitit 2022, me të plagosur në Vlorë, Shkodër dhe Fushë Krujë. Por plumbat e kallashnikovit morën jetën e Erion Çelës në Tiranë, katër të tjerëve të plagosur në të njëjtën ngjarje ndërsa krimi në familje shënoi viktimën e dytë të vitit në Shkodër.

Gjithçka nisi mëngjesin e datës 3 janar. Një 32-vjeçar plagosi të dashurën e tij 23-vjeçare në një dhomë hoteli në Durrës. Fatbardh Doda qëlloi e plagosi të dashurën e tij në shpatull. Sipas dëshmisë së vajzës para hetuesve, Doda ishte i pirë dhe arma i ka shkrehur pa dashje. Autori, përveç mbiemrit të tij Doda njihej edhe me mbiemrin Dervishi, ndërsa prej disa ditësh ishte kthyer nga Spanja. Policia e ka shpallur në kërkim, ndërsa akoma nuk ka mundur t’a lokalizoj, pasi e la vajzën në hotel dhe u arratis.

Po në datën 3 janar, në orët e pasdites u tentua të eliminohet fizikisht Vincens Piroli, ndërkohë që po lëvizte pranë Urës së Bunës në Shkodër. 34-vjeçari, i dyshuar vrasës me pagesë të një malazezi në muajin qershor, tentoi të fshihte ngjarjen. Atë e dërgoi një kushëri i tij për mjekim pranë Spitalit të Lezhës, pasi kishte frikë të shkonte tek ai i Shkodrës. Pak ditë pas ngjarjes, Piroli rrëfeu për para hetuesve për mjetin që përdorën autorët. I njëjti mjet, BMË X5 u gjet u braktisur në lagjen “Kiras”, ndërsa është çuar për ekspertizë dhe shpresohet të zbardhen shenja gishtash dhe materiale biologjike për të shkuar të autorët.

Paralelisht me atentatin daj Pirolit, Vlora u trondit nga një shpërthim tritoli. 36-vjeçarit, Bernard Sinomati iu dërgua një “mesazh” nga persona të botës së krimit, ende nuk janë paidentifikuar. Atij iu vu sasia e lëndës plasëse në makinën “Volksëagen Pasat” që e mbante të parkuar prej kohësh në lagjen "Hajro Çakërri".  Fatmirësisht pa të lënduar pasi Sinomati jetonte jashtë shtetit. Ngjarja nuk është zbardhur, përveç disa të shoqëruarve që nuk ndihmuan shumë në hetime.

Pasditja e 4 janarit shënoi viktimën e parë për vitin 2022 në një atentat të mirëmenduar mafioz. Shënjestër e atentatit ishte Edmond Crroj, 42 vjeç, i cili mbeti i plagosur bashkë nipin Blerim Çelën, mikun e tij Arben Danin dhe një tjetër klient, Azbi Selimaj. Si pasojë e breshërisë së kallashnikovit humbi jetën Erion Çela, nipi i Crrojit dhe vëlla i Blerimit. Në drejtim të lokalit ku po qëndronin në “Don Dosko” u qëllua nga një automjet tip “Mercedez Benz E Class”, i cili u largua menjëherë. Ngjarja akoma nuk është zbardhur, ndërsa hetimet janë përqendruar tek e kaluara e dajës dhe nipave në Itali dhe Francë, të përfshirë të tre në trafikun e lëndëve narkotike.

Një ditë pas ngjarjes në “Don Bosko”, Vlora u trondit sërish. Diego Hanaj, 36 vjeç, u tentua të eliminohet nga persona të paidentifikuar. Në drejtim të 36-vjeçarit u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një automjet tip “Audi”, teksa po hynte në pallatin ku jetonte, pranë një supermarket. I riu shpëtoi mrekullisht vetëm me plagë në dorë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje. Pak kohë pas ngjarjes u gjet makina e djegur e autorëve, të cilën zhdukën çdo gjurmë.

Pas një dite qetësie të 6 janarit, tritoli u rikthye sërish, kësaj here në Tiranë ndaj një vlonjati. Në orët e para të mëngjesit të së premtes, 42-vjeçari Mikel Harizaj po lëvizte me makinën e tij “Mazda” në Unaza të Madhe, pranë rrethit të Selitës për të dërguar kamerierin e tij, Serini Dumi, 26 vjeç, në shtëpi, kur shpërthimi ndodhi. Si pasojë, të dy u plagosën dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës. Harizaj është emër i njohur për drejtësisë. 13 vite më parë tentoi të vras tre persona me granatë pas një konflikti banal në një lokal në Vlorë.

Pasditja e së dielës rezultoi fatale për 40-vjeçaren Xhuliana Topalli. Gruaja u qëllua me plumba kallashnikovi nga ish-bashkëshorti, Niko Hila, 50 vjeç. Krimi i rëndë ndodhi në banesën e babait të paralizuar të viktimës në Nënshat të Vaut të Dejës. Pasi qëlloi ish-bashkëshorten në oborrin e shtëpisë, Hila tentoi të vras veten me plumb në gojë, por u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës. Hila vrau ish-gruan pas konflikteve të vazhdueshme për kujdestarinë së vajzës së tyre 4-vjeçare. Ajo prej disa kohësh jetonte në shtëpinë e prindërve.

Ish-efektivi i policisë, Gentjan Bejtja, i shpëtoi një atentati të dielën në Fushë Krujë. Në drejtim të automjetit të tij pranë një karburanti u lëshua breshëri kallashnikovi, por vetëm e plagosën. Me të në makinë ishte Klodian Stafuka që u dëmtua si pasojë e përplasjes së automjetit pas të shtënave. Bejtja rezulton me të shkuar jo pak problematike. Ish-efektivi njihet edhe si anëtar i bandës së Niklës, ndërsa në 2013-ën bashkë me Enver Stafuka u arrestuan pasi vodhën makinën që u përdor në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Gjithashtu, i arrestuar dhe për arsenal armesh dhe dyshohet si person i përfshirë në shumë krime kundra personit e pronës. Në lidhje me ngjarjen, policia shoqëroi disa persona që mendohet se panë lëvizjet e atentatorëve si dhe u sekuestruan kamerat e sigurisë në disa biznese në zonë për të parë nëse kanë fiksuar material të vlefshëm për zbardhjen e ngjarjes. Në dëshminë para hetuesve, Bejtja deklaroi se është qëlluar pas shpine dhe nuk i pa autorët. Ai ka qenë pre e një atentati tjetër në 2016-ën. Një sasi eksplozivi u vu në makinën e tij, e cila shpërtheu në lëvizje. Në atë kohë Bejtja u plagos rendë dhe fill pas saj u largua drejt Italisë nga ku u kthye rreth 2 muaj më parë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 10/01/2022 15:32

    Kto jane ngjarje qe dihen, qe kane bo muuuu! Po sa plagosje e rrahje e vjedhje e gjoba, e denoncime per ngacmime seksuale , e dhune ne familje .. Ska rendsi! Bukur e keni fillu viti njerez, i tmerrshem dhe shume i pa drejte eshte termeti, merr njerez te pafajshem, Nuk merr ca monstra si ju qe e kane mendjen si te vjedhin e te vrasin, Askund tjeter. Nje pershendetje te vecante kam dhe per edukatoren e fierit Dhe te saukut qe rrafin e vrasin femije nga stresi dhe histerizimi, Mos na ndodhte se 1 me 100 del koeficenti. Te forte ato prind qe kane kurajo e japin intervista...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja