Në vetëm 4 muaj gati 1 ton kokainë u zbulua në Portin e Durrës, 5 operacionet e suksesshme të autoriteteve në Shqipëri

Në vetëm 4 muaj gati 1 ton kokainë u zbulua në Portin e Durrës, 5 operacionet e suksesshme të autoriteteve në Shqipëri

Porti i Durrësit dhe foto nga operacionet

Kapja e 12 kilogramëve kokainë sot në Portin e Durrësit është sasia më e vogël, e krahasuar me të gjitha ngarkesat e sekuestruara nga autoritetet shqiptare në muajt e fundit. Vetëm në 4 muajt e fundit 4 operacione të tjera janë realizuar me sukses dhe kanë rezultuar në sekuestrimin e 928 kilogramëve kokainë.

Më 18 qershor një tjetër goditje e fortë e autoriteteve ligjzbatuese në Portin e Durrësit çoi në sekuestrimin e një sasie shumë të madhe kokaine, plot 324 kilogramë e 400 gramë, drogë që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë. Pako të ambalazhuara me firma të njohura parfumesh apo klubesh sportive por edhe një 'deja vu' me ëhiskin e famshëm brazilian, me të cilin ishte ambalazhuar sasia 400 kilogramë e kapur në Kosovë 17 majin e kaluar, u gjetën nga policia e Durrësit në serbratorin e një kamioni me targa të huaja, ndërkohë që është prangosur shoferi 40-vjeçar i mjetit, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut Nazif Ajrofski. Vetë i arrestuari nuk e ka pranuar të kishte dijeni për sasinë e drogës ndërkohë që ka thënë se transporton materiale ndërtimi.   Aksioni është ndërmarrë nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit. Mësohet se kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut po kalonte tranzit me destinacion Italinë.

Më 17 maj 2021, shtatë ishin të arrestuarit gjatë aksionit ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë në Kosovë, drogë e cila kaloi nga Porti i Durrësit. Për Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimit, Fehmi Bytyqit, Faton Vrajollit, Enver Belegut dhe Bajram Maliqit, janë dënuar me paraburgim për veprat penale: “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit criminal të organizuar”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkohë që më 10 prill një tjetër sasi prej 143 kg kokainë e ndarë në 120 pako është kapur nga Policia Shqiptare. Kokaina është gjetur në një konteinier të mbushur me banane për llogari të kompanisë shqiptare 'Masabi Fruits' me seli në Kombinat të Tiranës, në anijen 'Dance' që u nis nga Ekuadori dhe mbërriti të shtunën në Durrës. Pakot e kokainës kishin të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian  si dhe shënimet "El mejor" (më e mira) dhe "Viejon" (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi. Konteineri ku u gjet droga është shkarkuar nga anija e konteinerëve ”Dance”, anije me flamur portugez që vinte në Durrës pas ndalesës në portin grek të Pireut. Policia ka arrestuar në flagrancë dy ortakët e kompanisë 'Masabi Fruits' Klajdi Xibraku e Erion Peti.

Ndërsa më 1 prill, në Portin e Durrësit u kap një tjetër sasi më e vogël, 49 kg kokainë, që vinte nga Amerika Latine në një konteinier me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018. Të dy ndodhen aktualisht në burg.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja