ITALI- Mjekët dhe infermierët italian janë nominuar për Çmimin Nobel të Paqes 2021 si vlerësim për përpjekjet e tyre masive në luftën kundër COVID-19.
Kandidatura e propozuar nga fonacionit Gorbaçov është pranuar nga Komiteti Norvegjez i Nobelit në Oslo.
Sipas fondacionit Gorbaçov, personeli shëndetësor italian është i pari në botë që është përballur me një emergjencë të rëndë shëndetësore, duke shpëtuar jetë dhe shpesh duke rrezikuar ose humbur të tyren.
Sipas protokollit, propozimet duhet të firmosen nga një fitues i mëparshëm i çmimit Nobel dhe ai është nënshkruar zyrtarisht nga Lisa Clark, e cila është më origjinë amerikane dhe jeton në Toscana.
Ajo ka shërbyer si vullnetare gjatë pandemisë dhe është vlerësuar me çmimin Nobel për në vitin 2017 për impenjimin e saj për çarmatimin bërthamor.
"Unë kam nominuar sistemin italian të kujdesit shëndetësor për Çmimin Nobel për Paqe sepse vetëmohimi të prek. Si nga një libër me përralla, diçka e tillë nuk është parë për dekada. Punonjësit e mjekësisë nuk mendojnë më për veten e tyre por për atë që ata mund të bëjnë për të tjerët duke përdorur aftësitë e tyre.”, tha Clark.
Lidhur me këtë nominim ka reaguar edhe Guvernatori i rajonit, Ligurias Giovanni Toti, përmes një postimi në rrjetin e tij social twitter.
“Asnjëherë fjalët nuk do të jenë të mjaftueshme për të shprehur falënderimet për përpjekjet tuaja në luftën kundër COVID-19.”, shkruan ai.

Italia është një ndër shtetet evropiane të cilat po vuajnë pandemisë dhe pasojat e saj socio-ekonomike.
Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 3,258,770, ndërkohë që ai i viktimave është 103,001 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
Pavarësisht masave anti-COVID dhe procesit të vaksinimit i cili po ecën siç duhet situata për sa i përket pandemisë në vend nuk është e stabilizuar.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.8%
-
Pak
83.3%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 395
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Zbardhet EMRI i shqiptarit të arrestuar për vrasjen e rumunit më 2020! I dënuar me rreth 23 vite burg, shkak pazaret e drogës! E goditi 30 herë me thikë pas shpine
27 Mars, 16:00
-
Itali/ Vrau pronarin e tabakinos me kaçavidë në grabitje, arrestohet pas një viti shqiptari! Përgjimet, gjurma e ADN dhe filmimet e ‘tradhtojnë’, ja çfarë i tha gruas (EMRI)
27 Mars, 14:36
-
I tërhoqi flokët gazetares që po e pyeste, ish-kryeministri italian kërkon ndjesë: Bëra gabim! Kjo histori më jep mundësinë për një reflektim
27 Mars, 12:39
-
I dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj (EMRI)
27 Mars, 11:19
-
Itali/ Autobusi turistik bie në lumin Po në Torino, humb jetën shoferi, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit pasi mund të ketë pësuar infarkt
26 Mars, 18:42
-
Itali/ Vrau rumunin me thikë për pazaret e drogës, arrestohet pas katër vitesh shqiptari i dënuar me 22 vite burgim! U kap pas rikthimit në Fermo për një problem familjar (FOTO)
26 Mars, 18:17
-
Incidenti i paprecedentë! Nuk i pëlqeu pyetja, ish-kryeministri italian i tërheq flokët gazetares (VIDEO)
26 Mars, 17:20
-
Dasma miliona dollarëshe e Jeff Bezos/ Biznesmeni amerikan 'rezervon' Venecian, të gjithë taksitë e qytetit në dispozicion për të ftuarit
26 Mars, 16:56
-
Anëtar i grupit të mafiozit turko-kurd në Itali, shqiptari dënohet me rreth 5 vite burg për narkotrafik dhe armë, 13 të pandehur në gjyq! (EMRI+FOTO)
26 Mars, 16:32
-
Itali/ Krijoi një rrjet të shpërndarjes së drogës, shqiptarit i sekuestrohet pasuria me vlerë mbi 300 mijë euro! Zbulohet sesi funksiononte banda e 'Shefit të madh'
26 Mars, 13:13
-
Itali/ Ishte duke punuar në një fabrikë stampimi, humb jetën në punë 22-vjeçari shqiptar (EMRI)
25 Mars, 21:20
-
Shiste kokainë mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Bellizona! Në pranga dhe ortaku zviceran që e kishte strehuar
25 Mars, 19:59