Në vilë private me pamje të mrekullueshme, Hashim Thaçi zgjedh Sarandën për të pushuar (FOTO)

Në vilë private me pamje të mrekullueshme, Hashim Thaçi zgjedh Sarandën për të pushuar (FOTO)

SARANDË- Saranda e bukurive të jashtëzakonshme është shndërruar në destinacionin e preferuar të turistëve, mes tyre edhe personazhe të rëndësishme publike.

Në orët e para të këtij mëngjesi është parë në brigjet e Jonit, babai i Emirit te Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa, por ai nuk është i vetmi. Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur që pushimet t'i kalojë në Shqipëri, konkretisht në Sarandë.

Në inboxin e Shqiptarja.com ka ardhur kjo foto, ku shfaqet Thaçi teksa me tabletin e tij, në një vilë private, me pamje të mrekullueshme.

Përtej ngjarjes së shëmtuar me të cilën po identifikohet ditëve të fundit turizmi në vendin tonë, ku personazh është Mihal Kokëdhima, Shqipëria ka shumë çfarë t'u ofrojë çdo personi që zgjedh të kalojë pushimet në Shqipëri, si për ata që duan detit dhe diellin, ashtu edhe për të apasionuarit pas malit dhe freskisë.

Hashim Thaçi në Sarandë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 23/08/2019 17:07

    Pushime te mbara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë