VIDEO/ Në Vlorë për festën e Pavarësisë, patrioti çam shpërthen më lot: Grekët kanë vrarë 20 mijë çam, më kanë vrarë gjyshin

VLORË- Të shumtë ishin qytetarët sot që kishin udhëtuar nga mbarë trojet shqiptare për të festuar 110-vjetorin e Pavarësisë në Vlorë.

Një nga patriotët e shumtë që ishte i pranishëm, ishte edhe një i moshuar nga Çamëria që jetonte në Durrës, i cili nuk i mbajti dot lotët nga mallëngjimi për këtë festë.

‘Shume emocione kam! Vij nga Durrësi, vij nga një familje patriote çame. Kam shumë emocione, por kemi vuajtur shumë. Shteti grek na ka vrarë 20 mijë çam, më ka vrarë gjyshin! Këtu jemi për të kujtuar për ngritjen e Flamurit. Ishim shtëpi patriotësh. Që në Çamëri në e festonim gjithmonë 28 nëntorin dhe na e kanë trashëguar gjithmonë dhe na e ka lënë amanet. Janë lot mallëngjimi.’- u shpreh ai.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!