Në zjarr prej dy javësh, anija me kimikate fillon të fundoset në brigjet e Sri Lanka, shkakton frikë në oqeanin Indian

Në zjarr prej dy javësh, anija me kimikate fillon të fundoset në brigjet e Sri Lanka,  shkakton frikë në oqeanin Indian

Anije e mallrave e mbushur me kimikate nga Singapori, prej më shumë se dy javësh e mbuluar nga flakët po fundoset në brigjet e Sri Lanka-s, duke shkaktuar frikën e një katastrofe mjedisore në Oqeanin Indian.

X-Press Pearl  ka qenë e përfshirë nga flakët prej gati 2 javësh para se zjarri të shuhej këtë javë dhe qindra ton naftë nga rezervuarët e karburantit mund të derdhën në det duke shkatërruar jetën detare aty pranë.

Sri Lanka dhe marina indiane kanë punuar së bashku në një përpjekje për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar fundosjen e anijes. Por zbaticat dhe erërat  kanë vështirësuar operacionin.

X-Press Shipping - kompania me bazë në Singapor që zotëron anijen  konfirmoi që ekuipazhi kishte qenë në dijeni të rrjedhjes, por tha se atyre u ishte mohuar leja nga Katari dhe India për të lënë anijen atje para se të shpërthente zjarri.

Fakti që Sri Lanka lejoi anijen të hyjë në ujërat e saj pasi u refuzua nga dy vende të tjera ka çuar në zemërim të gjerë publik. Zyrtarët kanë bërë një ankesë policore kundër kapitenit të anijes, i cili u shpëtua së bashku me anëtarët e tjerë të ekuipazhit .

Anija me kontejnerë, e ankoruar pranë portit Colombo, së pari raportoi një zjarr në bord për shkak të një rrjedhje kimike në një nga kontejnerët e saj.

Anija me gjatësi 186 metra mbante 1,486 kontejnerë me 25 tonë acid nitrik, disa kimikate dhe kozmetikë të marra nga porti i Hazira, në Indi në 15 maj.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Babale', gjyqi në Gjykatën e Apelit, Salianji dhe avokati i tij mungojnë për arsye shëndetësore

Dosja 'Babale', gjyqi në Gjykatën e Apelit, Salianji dhe avokati i tij mungojnë për arsye shëndetësore