Zgjedhjet te ish të përndjekurit erdhën pas dorëheqjes së Simon Mirakajt i cili është caktuar anëtar i autoritetit të hapjes së dosjeve.
Strategjinë e tij në krye të këtij posti, Çika e bëri publik gjatë zgjedhjeve të zhvilluara në Kuvendin e shtatë.
"Ne sot kemi të gjitha mundësitë për tu përfaqësuar politikisht në kuadër të forcave të djathta politike. Do të kallëzojmë penalisht, për fshehje të krimit çdo gjykatës, prokuror, kryetar i degëve të punëve të brendshme, anëtar të skuadrës së pushkatimit etj që kanë dijeni ku janë të afërmit tanë", ka deklaruar Çika.
Nebil Çika arriti të siguronte 123 vota kundrejt 67 të kandidatit tjetër, Gjergj Marku.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
