Nedim Bajrami mund të quhet futbollisti më i ri i Sassuolos në Serie A. Fantazisti i kombëtares shqiptare ka konfirmuar për mediat në Itali se ka gjetur akordin me Empolin dhe do kalojë te Sassuolo po në Serie A.
“Gjithçka u bë, jam i lumtur, nesër do të bashkohem me ekipin.
Gjeni trajnerin Dionisi sërish? Po, sigurisht, fola me të mbrëmë, jam shumë i lumtur që e gjeta sërish.
Folët me shokët e rinj? Kam folur me Pinamontin, me të cilin kam luajtur vitin e kaluar”, tha Bajrami.
Pritet që Empoli të përfitojë 6-7 milionë euro nga shitja e Bajramit, ekipi me të cilin 23-vjeçari shqiptar u bashkua në verën e 2019 nga Grasshopers. Këtë sezon në Serie A Bajrami ka luajtur 19 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol, duke qëndruar sërish në elitën e futbollit italian. Tanimë Bajrami gjen në stol trajnerin Dionisi, që e ka stërvitur edhe më herët. Duket se orët e fundit të merkatos kanë rezultuar pozitive për Bajramin.