TIRANE- Në 100 vjetorin e Pavarësisë, një urim i veçantë ka mbërritur edhe nga nipi i Ismail Qemalit, Nedim Vlora.
"Në këtë ditë- thuhet në mesazhin përshëndetës- nuk mund të mungonte zëri i nipit të djalit të parë të Ismail Beut, që për shkak të moshës dhe së drejtës së trashëgimisë, përrfaqëson zyrtarisht familjen.
Nedim Vlora përmend në letrën e tij ndarjet territorirale dhe pushtimet që populli shqiptar ka përjetuar në këto 100 vjet, por edhe përpjekjet heroike për mbrojtjen e kufijve dhe lirisë.
“100 vjet ngjarje dhe personazhe- shkruan Nedim Vlora- që vetëm historia – ajo e pakorruptuar dhe e pamanipuluar sipas dëshirës – do të mund të gjykojë me paanësi.
Në këtë ditë flamuri valëvitet për të gjithë që kanë një zemër shqiptare dhe interes për fatet e vendit. Sot Shqipëria nis të jetojë një tjetër shekull dhe atdheut fisnik i uroj të mund të forcojë drejtimin e tij në një demokraci të pjekur, ku të respektohen vërtet liritë dhe të drejtat e qytetarëve, të gjithë të barabartë para ligjit.”
Janë këto urime që, në emër të gjithë familjes Vlora, i drejtoj vendit në këtë ditë feste, me shpresën se duke parë flamurin, sot të gjithe do të ndjejnë të njëjtin emocion të sinqertë që Ismail Qemal beu dhe delegatët ndjenë kur simboli kombëtar pas shumë shekujsh u ngrit sërish drejt qiellit. Rrofte Shqiperia”-mbyll letrën e tij stërnipi i Ismail Bej Vlorës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com