Negociata për paqe, ministrja e Jashtme australiane do të vizitojë Lindjen e Mesme

Negociata për paqe, ministrja e Jashtme australiane do të vizitojë Lindjen e Mesme

Penny Wong

1705305319_penny.jpg

Penny Wong

Ministrja e Jashtme Australiane, Penny Wong, do të vizitojë Lindjen e Mesme këtë javë për të “mbështetur përpjekjet diplomatike ndërkombëtare drejt një paqeje të qëndrueshme”, sipas një deklarate në faqen e saj zyrtare.

Ajo do të vizitojë Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Territoret Palestineze dhe Izraelin, ku do të takohet me familjet e pengjeve dhe të mbijetuarve të sulmeve të Hamasit të 7 tetorit.

Wong do të bëjë thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve dhe “të përcjellë mbështetjen e Australisë për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën e saj për të mbrojtur veten përballë terrorizmit, duke theksuar se mënyra se si e bën këtë gjë ka rëndësi", huhet në deklaratë.

Ajo do të përsërisë gjithashtu mbështetjen e Kanberrës për “të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje dhe përkushtimin për përmbushjen e nevojave humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor me zyrtarë në Territoret Palestineze.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Mbi 24 mijë të vrarë që nga fillimi i luftës! SHBA rrëzon një raketë të rebelëve Houthi drejtuar luftanijes amerikane në Detin e Kuq!


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen