Negociatat, Zhupa në Report Tv: Opozita të ketë propozimet e saj për President! Halim Kosova do të ishte emri i duhur! I pranueshëm edhe për mazhorancën

Opozita duhet të marrë pjese në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, dhe në këtë mënyrë do të vërtetohet nëse ftesa e kryeministrit Edi Rama është e vërtetë apo farsë. E këtij mendimi është deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila e ftuar në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv, nënvizoi se opozita duhet të bëhet pjesë e negociatave, jo nëpërmjet zarfeve e pazareve, por me një platformë dhe emra konkretë për presidentin. Zhupa, tha se një emër i gjithë pranuar nga të palët për president, mund të ishte doktor Halim Kosova. 

'Ne deri tani kemi thënë se Edi Rama do ta kapi edhe institucionin e presidentit. Këtë gjë do ta marr të ‘mirëqenë'. Si mundet ne që t’ja tregojmë shqiptarëve se realist është vullneti i Edi Ramës është që të kapë institucionin e presidentit. Ne duhet të bëhemi pjesë e procesit jo e negociatave sekrete, e pazareve, por duke mbajtur një qëndrim që ne jep kushtetuta. Ne duhet të paraqesim platformën tonë për kriteret dhe profilin që duhet të ketë dhe duhet të japim emrat tonë për kuadrin dhe profilin që na përshtatet për presidentin e ri. Aty do të kuptojmë nëse Rama e ka farsë apo jo procesin?! Për mua ka shumë rëndësi procesi, opozita ka bërë gabime për mospërfshirjes në procese të caktuara. Duhet të bësh publike disa emra.  Mendoj se janë të pranueshëm edhe për mazhorancën. Unë mund të sjell raste të personaliteteve që janë të djathtë, por që kanë marrë vlerësime edhe nga e majta, ja do të them Halim Kosovën. Nuk besoj e ka njeri dyshime se profili i dr. Kosovës është një profil që do të bëhet vegël politike. Të bëhemi pjesë e procesit, të japim figura tonat. Procesi të jetë i hapur dhe jo me zarfe.’- tha Zhupa.

Por Sali Berisha, është shprehur se ato nuk do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit, pasi mazhoranca i ka votat dhe se një forcë demokratike nuk mund t’i pranojë praktikat mafioze të kësaj qeverisje. Duke u ndalur në situatën, brenda Partisë Demokratike, Zhupa tha se zgjidhja duhet të gjendet nëpërmjet dialogut dhe jo me kushte e platforma.

‘Bashkimi është nevoja më e madhe që ka sot PD. Nuk mund të bëhet faktor fitues nesër nëse nuk mund të bashkohet. Ne duhet të shtohemi në shifra, që të bëhemi forcë konkurruese. Jam partizane formulave që të çojnë në bashkim. Jam pro bashkimit dhe nuk dua që palët të vendosen përballë njëra-tjetrës jo me kushte dhe platforma, por duke dialoguar me njëri tjetrin dhe duke lëshuar çdo palë. Kam sugjeruar që mbledhjet të ishin të të gjithë deputetëve që kanë fituar mandat nga 25 prilli. Basha dhe Berisha të jenë pjesë e zgjidhjes dhe të diskutojnë me njëri-tjetrin. Zgjidhja është çështje vullneti.’- tha Zhupa.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Real: 22/04/2022 23:36

    Halim Kosova president???????????????

    Përgjigju
  • Grupi: 22/04/2022 15:10

    Ina mos jua shpif njerezve me propozimin e Dr. Gopi hahaha se do e zhvendose kliniken ne presidence dhe do t'ju duhet te shkoni atje per vizite.

    Përgjigju
  • Romeo: 22/04/2022 13:50

    Halim Kosova i pershtatshem per president! Por ky ka pire çorben e Non grata Berisha moj zonje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu