Negociatat/ Basha: Rama t'i kthejë mandatin qytetarëve, na ka futur në marsh indietro

Negociatat/ Basha: Rama t'i kthejë mandatin qytetarëve, na ka futur në marsh indietro


Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e PD, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me vënien e 9 kushteve nga CDU/CSU për hapjen e negociatave ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai i ka futu marshin indietro vendit.

Ndër të tjera Basha ka thënë se Rama duhet t'ju kthejë mandatin qytetarëve dhe të jenë ata që duhet të vendosin se kush do të qeverisë. Sipas tij ka ardhur koha që Rama ti japë fund kësaj krize politike.

"Vendimi për moshapjen e negociatave deri në plotësimin e 9 kushteve dhe zgjidhjes së krizës politike është shumë më i mirë, se ai alternative, që do të ishte një JO dhe mbyllja e dyerve të Europës. Ai shtron para nesh përgjëgjsi të jashtëzakonshme, por po përballemi me dy sjellje. Kemi një përgjegjës si Edi Rama, për këtë gjendje që nuk e sheh elefantin në dhomë, nuk sheh malin e problemeve, duartroket dhe hap shampanjë. Është edhe opozita politike  evendosur t'i japë vendit një plan konkret kombëtar për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë politike  ekonomike, kushtetuese dhe përfaqssuese. Një paln që bën të mundur avancimin e projektit për Shqipërinë si gjithë Europa.Dua ta them qartë se dështimi për të mos hapur negociatat edhe kësaj rradhe, përgjegjësia për këtë vendim është e Edi Ramës dhe e askujt tjetër, është dështim i tij personal dhe jo kombëtar. Është dështim I Edi ramës, jo I Shqipërisë. Ky njeri është në pushtet prej 6 vitesh dhe, vitin e fundit, përveç kryeministër, ëhstë edhe ministër i jashtëm. Ky dështim ka vetëm vulën e tij dhe ai duhet të përballet me pasojat për këtë dështim. Na ka premtuar në mënyrë të përsëritur se do të hapë negociatat me Bashkimin Europian dhe siç duket qartë edhe me këtë premtim, si me çdo premtim, ka dështuar. Për fat të keq, ky është vetëm dështimi i fundit në kaosin dhe krizën që ka shkaktuar qeverisja e Edi ramës. Ekonomia është e shkatërruar korrupsioni në nivele më të larta në 30 vite, dhe ne jemi larguar nga Europa, kushte që vijnë duke u shtuar çdo 6 muaj, nga 5 , u bënë 7  dhe tani 9 . Na ka futur në marsh indietro dhe as nuk ka idenë si dilet prej kësaj situate. Është e qartë se atë që nuk arrin ta bëjë dot në mandate, nuk do të arrijë ta bëjë më kurrë. Port ë shohim rreth e qark, Mali i Zi dhe Serbia I kanë hapur negociatat, Maqedonia po e bën tani. Të gjithë janë në rrugën drejt Europës. E vetmja gjë që na ndan ne nga këto vende janë drejtuesit e vendit, është drejtuesi i qeverisë. Nuk ka pse të jetë kështu. Shqipëria është një vend që nuk i mungon asgjë në raport me fqinjët tanë, një vend tek i cili duhet të kemi besim të plotë si shqiptarë dhe si si patriotë. Ky është vedi që me drejtimin e duhur u bë anëtar I NATO-s, realizoi lëvizjen e lirë pa viza dhe bëri hapa para me negociatat. Është një popull punëtor e i talentuar, i cili në kushte mundësish dhe lirie ia del të ndërtojë mrekullira. Nën udhëheqjen e duhur dhe me një plan konkret ne do t’I përmbushim kërkesat e Europës dhe do të lëvizim shpejt drejt anëtrësimit në BE. Tani është momenti qësiç e ka kuptuar çdo shqiptar, siç e ka kuptuar edh PS, edhe Edi Rama të kuptojë se është ai që e mban peng vendin. Se ky dështim është vetëm dështim I tij. Ky ëhstë momenti t’u kthejë mandatin qytetarëve, që të vendosin qytetarët se kush do t’I qeverisë. Të vebdosin qytetarët, nëse do t;I besojnë atij një mandat të tretë apo jo, apo do të mbështesin opozitën me alternativën e daljes nga kriza e thellë sociale, ekonomike dhe politike, alternativën e Shqipërisë si gjithë Europa, që është PD dhe opozita e Bahskuar. Për hir të qytetarvë shqiptarë, për hir të fëmijëve, të të rinjve dhe të moshuarve, është koha që një herë në jetën e tij Edi Rama të vendosë fatin e Shqiëprisë të parin dhe jo fatin e tij personal me të cilin ka mbajtur pneg Shqipërinë gjatë këtyre 6 viteve." ka thënë Basha. 


Lajmi kryesor:

CDU/CSU PRO çeljes së negociatave/ Basha takim me gazetarët: Negociatat nuk hapen pa plotësuar 9 kushtet, kemi dy plane (VD)


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë