Negociatat BE-Shqipëri në Bruksel, raporton KPK: Brenda vitit mbyllet faza e parë e vettingut për 75% të prokurorëve dhe gjyqtarëve

Negociatat BE-Shqipëri në Bruksel, raporton KPK: Brenda vitit mbyllet faza e parë e vettingut për 75% të prokurorëve dhe gjyqtarëve

Negociatat Shqipëri-BE në Bruksel

Negociatat mes Bashkimit Evropian me Shqipërinë për kapitullin 23 ‘Gjyqësori dhe të drejtat themelore’ kanë vijuar sot në Bruksel. Delegacioni shqiptar është kryesuar nga kryenegociatorja Majlinda Dhuka, si dhe nga Zv/Ministrja e Drejtësisë, znj. Adea Pirdeni, në rolin e negociatores për kapitullin, ndërkohë që ka qenë e pranishme edhe kryetarja e KPK, Pamela Qirko.

Takimi Bilateral u çel nga prezantimi i organeve të Vettingut, ku u vlerësua si thelbësor vijimi i reformës në sistemin e drejtësisë, si dhe u theksua rëndësia e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në negociatat e Shqipërisë për integrimin në BE.

Sa i përket shifrave të punës së KPK në prezantimin e bërë përpara ekspertëve të Komisionit Evropian parashtroi ecurinë e deritanishme të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe pritshmëritë për përmbylljen e tij brenda afateve kushtetuese.

"Nga fillimi i Vettingut deri më 23 nëntor 2022, KPK-ja ka dhënë 585 vendime për subjektet e rivlerësimit, nga të cilat: 233 vendime për konfirmimin në detyrë të 117 gjyqtarëve, 104 prokurorëve, 2 ish- inspektorëve në KLD, 1 inspektori në KLGJ dhe 9 ndihmësve/këshilltarëve ligjorë; 214 vendime për shkarkimin nga detyra të 127 gjyqtarëve, 83 prokurorëve, 1 inspektori në ILD, 1 inspektori në KLGJ dhe 2 ndihmësve ligjorë; 88 vendime për ndërprerje të procesit të rivlerësimit për 55 gjyqtarë, 21 prokurorë, 2 ish-inspektorë në KLD dhe 9 ndihmës ligjorë + 1 ish-prokuror (neni G i Aneksit të Kushtetutës); 8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë (neni 56 i ligjit nr. 84/2016); 38 vendime për përfundimin e procesit për 23 gjyqtarë, 13 prokurorë dhe 1 (ish- Kryeinspektori të KLD-së dhe 1 ish-inspektori të ILD-së (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016); · 4 vendime për pezullimin nga detyra të 3 prokurorëve dhe 1 ndihmëseje ligjore”, thuhet në raportim. 

Në raport është evidentuar gjithashtu se në veçanti gjatë vitit 2022, Komisioni ka dhënë 99 vendime, si dhe po vijon punën me ritëm të përshpejtuar, me objektiv përmbylljen brenda këtij viti të rreth 75% të listës së subjekteve të rivlerësimit.

“Sipas përllogaritjeve, nga lista me 805 subjekte, Komisionit i mbetet për të rivlerësuar edhe 220 subjekte, të cilat KPK-ja është angazhuar t’i përmbyllë deri në shtator të vitit 2024, për t’i dhënë mundësi Institucionit të Komisionerëve Publikë të ushtrojë të drejtën e ankimit brenda mandatit kushtetues”. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb