Negociatat, Bregu për Report tv: Kam pritshmëri prej 15 vitesh, kriza politike po e rëndon vendin (VIDEO)

TIRANE - Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila tashmë mban postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, për Report tv tha se pret një përgjigje pozitive nga BE në 18 tetor. Pritshmëritë e saj, Bregu tha se i mban për 15 vite, ndërkohë u bëri thirrje partive politike të zgjidhin mosmarrëveshjet pasi nuk sjellin asnjë tjetër, përveç dëmit të procesit të Integrimit të Shqipërisë.

“Unë kam pritshmëri që i mbaj me vete prej 18 vitesh, dhe pres sigurisht që më në fund që Shqipëria bashkë me Maqedoninë e Veriut të marrin negociatat. Është e vërtetë që kur një vend ecën dhe hedh hapin tjetër në procesin e anëtarësimit, në atë moment kontrolli dhe monitorimi është më i lartë. Je i detyruar të zbatosh më shumë kushte dhe të monitorohesh më shumë. Për këdo nga vendet anëtare që kërkon të kenë sa më shumë rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në problemet e konsolidimit, kundër kapjes së shtetit. Janë çështje që i plotëson me hapjen e kapitujve dhe jo më kot është vendosur kapitulli i drejtësisë i pari. Pjesa e kriterit politik, e debatit politik, krizës politike ka vetëm një rezultat, përveçse i bën dëm vendit nuk sjell asnjë rezultat tjetër”, tha Bregu.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 05/10/2019 14:53

    Z.Bregu Me in teresojne gjithcka ju sygjeruat gjate bisedimeve me News ,por nga ana tjeter do ishte me efektive fjala dhe interpretimi i juaj qe jo vetem partite te ishin me efektive ,Por sic e shihni dhe e keni shijuar se ajo parti qe thuhet e quhet ne thinjeza se eshte demokratike ,i duhej meshuar me shume te vertetes dhe realitetit ne teresi Ju ishit ne ate fole grenxash deri sa ju larguan ,nje Deputete e denje dhe me Vision largepames dhe kuptimplote .Keta qe erdhen te rinj jane fisi or farefisi i shalengjiturit Lulush ,qe krijoi nje atmosfere zhgenjimi ne tere partine sic thirret demokratike Ju e dini si filloi dhe si po mbaron Te gjithe or ato lidere qe uzurpuan partine dhane nje sinjal teper te helmuar ne Kllonimin dhe ecurine e demokracise , Sot behen santazhe mshtrime dhe hajdutdheqe tek Populli per te Qeverisur edhe nje here ,packa se thone nuk duam te qeverisin Sot neser ne takimet qe bejne me votuesit u premtojne perralla me mbret ,por ato duken se jane mbreti i vertete Zonje me tere respektin qe kemi ne Shqipetaret ,demokraci me keto pengjet qe erdhen nga Komunizmi eshte fatkeqesia me e madhe nese disa kokrra i mbeshtesin per lidhjet e interesit qe kane ,ne dem te Shqipetareve .Democracy means Respect Dignity and Honesty and Piece . Period

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë