Opozita braktis Kuvendin, Basha: Qeveria ka dështuar! Rama: Eksportove baltë në Berlin

TIRANE-Kryeministri Edi Rama nga salla e Kuvendit të Shqipërisë ka deklaruar se vendi e meritoi rekomandimin për hapjen e negociatave. E ndërsa opozita akuzon për kriminalizim të qeverisjes, Rama tha se KE nuk bën dhurata.

Ai deklaroi se vendi do të vijojë që të thellojë reformat, ndërsa para drejtësisë do të dalin gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar. Rama e ftoi edhe njëherë opozitën që të mos lobojë kundër integrimit, por të bashkohen për hir të shqiptarëve. Rama akuzoi Bashën se ka hedhur baltë për Shqipërinë gjatë takimeve që ka pasur në Gjermani, referuar takimeve të para dy ditëve që realizoi kreu i opozitës.

U jam shumë mirënjohës të gjithë deputetëve që u përfshinë në procesin e hartimit të reformës në drejtësi. Sot Shqipëria ka fituar një staturë të re në shoqërinë e vendeve evropiane dhe rekomandimi i KE është një dëftesë e plotë që mishëron e kryerjen e detyrave të shtëpisë nga vendi ynë në funksion të çeljes së negociatave, një fazë historike është mbyllur dhe një tjetër është hapur.  

KE është një mekanizëm i pamëshirshëm, KE nuk bën dhurata për askënd. Me rekomandimin vendi fiton një fuqi të madhe. Ka një vlerë të jashtëzakonshme, fakti që ka njohur progresin e bërë nga Shqipëria. 21 persona janë larguar nga sistemi i drejtësisë, por duhet të përgjigjen. Nuk do të mjaftojë që këta gjykatës e prokurorë të largohen, por do duhet të përgjigjen, ashtu sikundër do duhet të përgjigjen politikanët, zyrtarët e lartë e pa diskutim të gjithë shkelësit e tjerë të ligjit përballë një drejtësie të çliruar nga të korruptuarit dhe të zgjidhur nga zinxhirët e ndryshkur që po këputen të kapjes për fyti të drejtësisë prej politikës.

Shqipëria ka shënuar progres në rritjen ekonomike dhe të papunësisë. Këtë viti do të rritemi të paktën me një pikë mbi 4, projeksioni ynë është që brenda këtij mandati të kapërcejmë 5% rritje ekonomike. Do kishte qenë më mirë që të ishim të gjithë bashkë në këtë proces, jo kështu ku shumica ka qenë e gatshme për të fituar cdo betejë dhe pakica ka qenë e munguar ose e kundër vendosur, qoftë për ndryshimet kushtetuese apo Vettingun, apo sot kur është fjala për të mos shfrytëzuar askënd në Europë për t’i nxjerrë bishta Shqipërisë.

Vendimi i vendeve anëtarë është momenti kur Shqipëria duhet të mbështetet edhe politikisht. Jo të gjithë janë dakord, jo se kanë një problem me Shqipërinë, por në cdo vend anëtar ka një dinamikë, individë dhe forca duan mbylljen dhe jo zgjerimin. E papranueshme dhe e pafalshme, që qoftë që edhe një shqiptar ti bashkohet këtyre forcave.

Kjo është ajo që ka ndodhur edhe në Berlin 48 orë më parë dhe fatkeqësisht do të ndodhë deri në fund dhe e bën të pa sëkëlldisshme marrëdhënien me opozitën, që është larg së qenie aq e pjekur për të qenë në lartësinë e këtij momenti. Pa PS Shqipëria nuk e merrte dot rekomandimin për të çelur negociatat sot, por nuk është fitore e PS apo e imja, sepse në fund të ditës është një rezultat që është punuar në shumë vite, dikush ka bërë më shumë dhe dikush më pak.

Është shumë e madhe për ardhmërinë e vendit kjo përgjegjësi dhe është shumë i madh interesi i vendit në këtë moment për të mos përsëritur se ne duam dhe kërkojmë që të bëjmë gjithçka që na takon, që opozita në rastin më të mirë të mos flasë kundër Shqipërisë duke eksportuar baltën dhe pastaj në rastin ideal të bashkohet me ne. Pasi celja e negociatave nuk është anëtarësimi dhe rruga është e gjatë dhe duhet kontributi i të gjithëve. Betejat politike janë edhe në vendet e tjera,

Jo vetëm duhet të nxjerrim mësimet tona nga gabimet, mbi të gjitha nuk duhet ti përsërisim dhe të mos lejojmë incerinë e një pushteti që është i pasfiduar dhe për këtë është edhe në rrezik, pasi është edhe shumë më e lehtë kur ke një opozitë që sfidon dhe e vështirë kur ke një opozitë qesharake, gati sa nuk ta thotë vetë se; ne do të bëjmë tonën se me zgjedhje nuk iu mundim dot.

Edi Rama

Shqiptarët edhe në ditët e tyre më të vështirë edhe kur u vetizoluan, gjenin një shteg për të parë drejt Europës. Aspirata e shqiptarëve ka qenë Europa. Para se të jenë të djathtë apo të majtë, krishterë apo myslimanë, shqiptarët janë evropianë. Ballkani në BE, ndoshta është pjesa më e guximshme dhe domethënëse e vizionit evropian. Europa e bashkuar po tregon se është e vërtetë në vlerat e saj, po tregon se është e vendosur të bashkojë të gjithë Europën. KE dhe rekomandimin dhe ne shpresojmë që Këshilli do të hapë rrugën edhe pse qeveria jonë ka dështuar. Edhe pse frymëzimi i kryeministrit vjen nga lindja dhe jo perëndimi. PD ka kërkuar me forcë kudo në Europë hapjen e negociatave. BE është shpëtim nga katastrofa ekonomike dhe sociale që na pret me këtë qeveri. Sot nuk është momenti për festë, por për reflektim për hapat që duhen ndërmarrë për hapjen e negociatave. Shqipëria është më e izoluar se kurrë më parë, nuk ka më investime, ndërsa disa vende po mendojnë që të rikthejnë vizat.

Lulzim Basha

Dhënia e rekomandimit për hapjen e negociatave është një lajm i bukur, por integrimi real në BE mbetet ende një iluzion. Reforma në drejtësi dhe në administratë mbeten kushte kryesore. Arritje nuk mund të quhet dorëheqja e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kanabizimi dhe kthimi i vendit në një qendër të trafikut të drogës është e gjitha përgjegjësi e kësaj qeveria. Shqiptarët janë koshientë që janë më të varfër se një vit më parë, bizneset po falimentojnë dhe për këtë përgjegjësi qeveria mbyll veshët. Ju bëj thirrje të urdhëroni falangat tuaja në prokurori e gjykata të lirojnë kuksianët e arrestuar padrejtësisht. Po ta lexosh me vëmendje raportin, Brukseli i ka vendosur 7 kushte shumë të qarta. Të gjitha kushtet e BE paketohen në një fjali. Të largohet Edi Rama, kjo është shumë e qartë, ta bëjmë këtë gjë sa më shpejt, ky është shansi i fundit që mund tu japim shqiptarëve jo vetëm për opozitën por edhe për PS se do jetë një çlirim edhe për deputetët e saj

Monika Kryemadhi

Ik e ke hallin te drejtësia. Dje pamë si përfaqësuesit e opozitës, sikurse sjella sot, nuk ka një opozitë në një vend anëtarë në BE, që të bojkotojë Kuvendin, vetëm një ditë pasi Shqipërisë i është treguar rruga për në BE. Të gjithë shqiptarët bëhen bashkë për integrimin, duhet të tejkalojmë ndasitë politike dhe të bëhemi bashkë. Sot është dita për t’i shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive për të përmbushur kriteret për të hyrë në Europë. E sotmja është një ditë e gëzuar, por që sot duhet t’i kthehemi punës. Rruga e vetme është evropianizimi.

Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentarë të partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se rekomandimi pa kushte i Komisionit Europian përbën arritjen më të shkëlqyer në rrugën e Shqipërisë europiane, që nis pothuajse 30 vjet më parë.

Nën thirrjet “E Duam Shqipërinë si e gjithë Europa” shembëm regjimin më të egër komunist që kishte njohur ndonjëherë Europa. Kjo është një arritje edhe më e veçantë, duke pasur parasysh shfaqjen e padenjë të seancës së fundit parlamentare, kur të zgjedhur të këtij populli lëshuan vezë, miell, bidona dhe fyerje kundër integrimit europian. Megjithatë, sot nuk është momenti për të ndarë as medalje dhe as për të gjetur fajtorë, sepse rruga që mbetet përpara është ende shumë e gjatë.

Taulant Balla

Sipas Ballës, Rekomandimi për hapjen e pakushtëzuar të negociatave tregon qartë për progresin e vazhdueshëm që ka realizuar vendi ynë në përmbushjen e përparësive kyçe. E sotmja, vijoi më tej Balla gjatë fjalës së tij, është një ditë e gëzuar për Shqipërinë, por që sot, duhet t’i rikthehemi punës sepse ka ende shumë për të bërë që njerëzit të ndiejnë rezultatet e reformave në jetët e tyre të përditshme.

Ndryshe nga sa shumë prej jush duan të bëjnë të besohet, duke hedhur me përpikërinë më të madhe baltë ndaj qeverisë çdo të enjte në këtë sallë, Bashkimi Europian, si një arbitër i pavarur, ka njohur dhe ka vlerësuar reformat tona, të cilat tanimë na kanë shndërruar në një partner të besueshëm dhe të denjë për t’u ulur në të njëjtën tryezë me vendet më të përparuara të kontinentit.

Taulant Balla

Përcjell falenderimet për të gjithë trupën diplomatike në vendin tonë, që kanë qenë syri dhe veshi i kancelarive të tyre. Me lutjen që këto dy muaj të jenë avokatë të Shqipërisë në kancelaritë e tyre, pasi me shqiptarët në BE është një vlerë e shtuar. Një përshëndetje për Vlahutin, në këtë sallë para nesh kanë qenë disa kolegë tanë, është detyra jonë t’u shprehim falënderimet, ata që kanë marrë pjesë ne komisionet e Integrimit dhe politikës së jashtme. Përshëndesim qeveritë në vite që kanë kaluar në Shqipëri, veçanërisht ata që kanë drejtuar ministrinë e Jashtme. Ne jemi këtu edhe pse kolegët e opozitës për arsye politikë elektorale. Është meritë e kabinetit aktual rekomandimi. Vendimi është një lajm i shkëlqyer. Për vendin tonë është hapur një kapitull i ri, tani mbaron festa dhe të fillojë puna. Urime, ta gëzojnë statusin Shqipëria dhe shqiptarët.

Gramoz Ruçi

Përsa i përket rendit të ditë, qe po vijon me diskutimet vetem me deputetet e shumices është hequr ligji për strehimin social

Rendi i ditës në kuvend ( kliko)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:26
Negociatat, Fatmir Mediu: Ky lajm i mirë kërkon një qëndrim kombëtar

Kryetari i PR, Fatmir Mediu është shprehur nga salla e Kuvendit se lajmi i mirë për rekomandimin për hapjen e negociatave kërkon një qëndrim kombëtar. Ai i ka kërkuar Ramës që të mos drejtojë gishtin nga opozita.

Sot është e detyrueshme nga gjithsecili nga ne që të kuptojë shpresën evropiane. Nuk kemi vendosur në pikëpyetje dhënien e kontributit për vendin, kemi votuar cdo ligj që kërkonte BE. Votuam Reformën në Drejtësi, por jo që të kapej, apo edhe paketa e 7 ligjeve.

Kemi kërkuar hapjen e negociatave se sa më afër Europës të jemi do të kuptojmë krimin e lidhur me pushtetin dhe korrupsionin galopant. 5 prioritetet mbeten përsëri. Kemi nevojë për gjykatës dhe prokurorë që të kalojnë Vettingun.
Rekomandimi duhet të ishte marrë më herët, por u vonua. Nuk mund të zgjidhen problemet duke i drejtuar gishtin opozitës dhe vendeve skeptike të BE.

Fatmir Mediu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 19/04/2018 16:40

    Vrasesi Mediu me 26 vete i gjakosur deri ne fyt, na ben moral. O te q**** Kina nenen, o sojsez.

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 19/04/2018 14:47

    K shal ngjit o lul krimineli çfar i di ti Shqiptarët budallenj kujton ti e mona buçja se populli sju njef juve se kush jeni e çfar keni bër o kriminel ordiner . Prit se dardha e ka bishtin mbrapa . E do shikosh ti sa të vlen lëkura ty o qen rrugaç

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit