Negociatat, Gjinushi takon Ruçin
në "Rogner", për bashkëqeverisjen

Negociatat, Gjinushi takon Ruçin<br />në
TIRANE - Kryetari i grupit Parlamentar, njëherësh kryetar i Asamblesë Kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi, ka zhvilluar një takim me kreun e PSD-së Skënder Gjinushi. Takimi është zhvilluar në ambientet e Hotel Rongner, larg syve të medias, dhe ka pasur si objekt diskutimi, bashkëpunimin mes dy partive në kuadër të koalicionit qeverisës të majtë për pjesëmarrjen e partisë aleate në bashkëqeverisje, sipas marrëveshjes së nënshkruar para zgjedhjeve parlamentare që kishte përcaktuar dhe koordinatat dhe kriteret që një parti politike të kishte një kuotë të caktuar votash për të qenë pjesë e qeverisjes sipas niveleve të saj.

Asnjë prej bashkëbiseduesve nuk ka bërë asnjë koment për mediat, ndërkohë që kanë pranuar se është diskutuar për mundësinë e përfshirjes të PSD-së në qeverisje sipas marrëveshjes, ndonëse nuk është përcaktuar qartë se për cilin nivel bëhet fjalë. Mësohet se kreut të PSD-së Skënder Gjinushi, i janë dhënë disa alternativa për pjesëmarrje në qeverisje, ndërsa burimet bëjnë të ditur se nuk kanë arritur ndonjë akord për të startuar më pas në marrëveshjen finale.

Sipas numrit të votave të marra në zgjedhjet e 23 qershorit, mbi 10 mijë, PSD-së i takon të marrë sëpaku poste në nivele zv.ministri dhe drejtorësh të përgjithshëm dhe rajonalë, ndërkohë që propozimi i Ruçit, më saktë tre propozimet e numrit 2 të PS-së kanë qenë shumë më pak se sa këto pretendime të kreut socialdemokrat, çka ka sjellë dhe mosrënien dakord për momentin.

Nga ana tjetër janë të gjithë aleatët e majtë të cilët kërkojnë kontribut në bashkëqeverisje, pasi vetëm LSI e Metës, PBDNJ e Dules, AAK e Gjet Ndoit dhe G99 e Metes kanë marrë poste në bashkëqeverisje, ndërsa partitë e tjera përfshi PDS-në e Milos, PBKD të Frrokut, PLD e Ngjelës, AP e Dojakës, PSV 91 e Koçit, pa përjashtuar PSD-në e Gjinushit etj... nuk kanë marrë asnjë post qeveritar. A.A

Shkrimi u publikua sot 24 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS