Negociatat, Gjosha në Report Tv: Rama show, Hahn-it i mbaron mandati, Shqipëria penalizoi Maqedoninë

TIRANE-Ish-Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e ftuar në emisionin ’45 Minuta’ të Denis Mingës në Report Tv lëshoi akuza të forta në drejtim të qeverisë Rama. Duke iu referuar takimit të qeverisë pasditen e sotme me komisionerin Johannes Hahn, Gjosha u shpreh se gjithçka ishte propagandë dhe show. Ish-ministrja, aktualisht deputete e LSI tha se vitin tjetër PE është në zgjedhje, ndërsa komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn i mbaron mandati dhe se nuk ka asgjë të sigurt për negociatat duke u shprehur pesimiste. Gjithashtu, Gjosha bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur se Shqipëria është bërë pengesë për Maqedoninë, pasi për të dy vendet është menduar që negociatat të hapen në paketë, por sipas saj Tirana dështoi duke penalizuar arritjet e Shkupit.

Ky është një bashkëbisedim normal teknik, por kthehet në propagandë dhe shoë. Shpenzime të tilla që shkojnë për të zbukuruar imazhin e kryeministrit shkojnë në dëm të procesit. Nëse do të ishte një kryeministër europian, takimi nuk do të ishte LIVE, por në zyrë, as me ministrat, por me ekspertë. Këshilli mund të mblidhet në qershor dhe një datë të mundur nëse kemi plotësuar kushtet, por problemi më i madh është që KE kalon një fazë zgjedhore, sikur do të jemi edhe ne. Në Shqipëri sa herë ka zgjedhje në 6 muajt e fundit asnjë punonjës nuk është i fokusuar. Në mund të përgatisim një raport, por nuk do të ketë KE që mund të dorëzojnë këtë raport pranë vendeve anëtare. Hahn vitin tjetër mbaron mandatin e tij, do të kemi një komisioner të ri për Zgjerimin. Zgjedhjet do të jenë në maj të vitit që vjen dhe nëse mendohet se këshilli do të mblidhet në qershor. Shqipëria dhe Maqedonia do të shkojnë bashkë në paketë, fatkeqësisht e ka penalizuar Shqipëria. Maqedonia ka bërë shumë hapa para, cështjen e emrit e zgjidhi. Zaev rrezikoi deri diku edhe jetën e tij për marrëveshjen dhe Maqedonia nuk e meritoi këtë tërheqje. Shqipëria është bërë pengesë këtë vit edhe për Maqedoninë.

Klajda Gjosha

Komisioneri Hahn deklaroi sot se duhet buxhet shtesë për fazën përgatitore të negociatave dhe njerëz të kualifikuar. Por Gjosha deklaroi se mungojnë drejtoritë që duhet të ngriheshin për procesin e integrimit, nuk ka përkthyes që njohin legjislacionin europian, ndërsa edhe për këtë akuzoi Ramën se shkriu Ministrinë e Integrimit. Gjithashtu Gjosha tha se Rama sot në takimin me Hahn lexoi strategjinë për integrimin që ajo kishte paraqitur në 2016, ndërsa shtimin e stafit në Bruksel që kryeministri lajmëroi sot, theksoi se e kishte kërkuar dy vite më parë. Rekomandimin pozitiv të KE për përcaktimin e datës për negociatat, deputetja e LSI nuk e shikon meritë të Shqipërisë.

Shqipëria është vend me rrezikshmëri të lartë dhe mund të kthehet nga një vend që importonte, eksportonte stabilitet, mund të kthehej në një vend që rrezikonte stabilitetin për shkak të krimit, trafikut të drogës, etj.

Klajda Gjosha

Johannes Hahn kërkoi sot që opozita të votonte ligjin për magjistratët, por Gjosha u përgjigj duke thënë se Komisioneri nuk është informuar si duhet, ndërsa mohoi negociatat me PS për arritjen e kuorumit të 84 votave që duhet për ligjin.

Më vjen keq që Hahn nuk është i informuar, e dyta duhet të ishte informuar që duhet të emërohen nga KLGJ dhe KLP që nuk janë ngritur. Ndërhyrja në ligj kërkohet jo për një vit por pa afat. Ne kërkuam kohë, që të përcaktohej, që të mos ndodhte si me kryeprokuroren.

Nuk ka më negociata, pasi edhe kur vijonim bisedimet tona në komisionin e ligjeve dhe nuk pranoi që të diskutonte më, por solli direkt propozimin duke kërkuar 84 vota. Pasi o do të shkosh me blerje votash ose do të ulesh në një bisedë serioze dhe të sinqertë për të votuar së bashku.

Klajda Gjosha

Në fund të intervistës Gjosha foli edhe për aksionin opozitar dhe largimet nga LSI, referuar deputetit Robert Bitri.

Ne jemi të zgjedhur, gjithsecili është i lirë që të zgjedhë. Kemi një bashkim forcash opozitare me PD për të larguar kryeministrin, ne jemi të vendosur në këtë prioritet që nuk buron nga partitë tona, por nga qytetarët. Ne do të jemi në ballë dhe në front të të gjitha prioriteteve.

Klajda Gjosha

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 17/07/2018 22:22

    Vetem partia e Like floririt dhe Sal kriminelit s’e hane sapunin e Rames, gjithe lideret e BE-se dhe 1 milion shqiptare jane naive qe e besojne. Ah si s’ju ha nje mortje me gjithe mendjes tuaj qe i beni hysmet me budalliqe te tilla. Vemje pa shtylle kurrizore, ke qene dhe ministre e Rames ti.

    Përgjigju
  • Art: 17/07/2018 21:16

    E ke ende babushin administrator te Milenium, apo ta hoqën? Ça paska pordhu Raqka, i shkreti kapter!

    Përgjigju
  • bledi: 17/07/2018 20:48

    po hyri shqiperia ne BE lsi duhet te shkrihet. partia socialiste prr intergrim??? ska vlere mo

    Përgjigju
  • Shakazhvili: 17/07/2018 19:37

    Hanit me mbarimin e mandatit i duhen ca Euro.Ramushi nuk ja jep nga xhepi por nga buxheti.Hani dhe Hanet e tjer vij e han e pin.Per hire te vertetes dhe shpirtit Rames e thon nje fjal te mire per shqiperin.Shqiperija afro 30 vite demokraci,pa asnje sandar e prekupi te narroje kjo qeveri,qe Europa e ka zili.

    Përgjigju
    • Babalja: 17/07/2018 23:10

      Po po Rama i pagoi te gjithe, bile qe nga Merkel deri tek takimi i fundit me Trump. Biles edhe ruset Rama i pagoi per lobimin e pd-se qe te dilte ajo luöha e shqupit ne foto me Trumpin. Ah per pak harrova edhe ambasadoren e re te Usa Rama i kendoi ne vesh qe te refuzonte Bashukun. Haha

  • Ohhh: 17/07/2018 18:29

    Ohhh oj e mjer po qka din ti ma teper se pordhët e kryemadhës

    Përgjigju
  • Qoqja: 17/07/2018 17:49

    A Moj Gjosh ma mire te therrisni FROSHE OSE GROSHE se dje ishe ne kazan dhe nuk e pam mendjen tende kaq brilante .Partija tende asht partia per integrim apo partia zaptim .Cdo gje me gjoja me largepamesi prej hajduti sabotuesi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja