Negociatat, Gjosha: Presim
rekomandim pozitiv nga KE

Negociatat, Gjosha: Presim<br />rekomandim pozitiv nga KE
Ministrja e integrimit Europian, Klajda Gjosha, mori pjesë në takimin e 11 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Ky Komitet mblidhet në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, vetëm dy ditë përpara publikimit të raportit të Komisionit Europian.
 
Në fjalën e hapjes, Ministrja e Integrimit Europian u shpreh se muajt paraardhës kanë qenë vendimtarë, për një hap të madh që Shqipëria është e vendosur të hedhë me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
 
Ministrja theksoi, se me miratimin e reformës në drejtësi, Shqipëria tregoi maturinë, por edhe gatishmërinë për të kaluar në fazën tjetër të procesit që është hapja e negociatave.

Ministrja u shpreh se rëndësia e zbatimit sa më të shpejtë të reformës në drejtësi për shkak të ndikimit mbi sundimin e ligjit në ekonomi, luftën kundër korrupsionit është thelbësore për të ardhmen e vendit.
 
Duke u ndalur tek 5 prioritetet, ministrja Gjosha bëri një përmbledhje të arritjeve të shënuara deri tani, duke nënvizuar se reforma në drejtësi do t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjeve të mbetura ende pa u zgjidhur në lidhje me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, apo të drejtës së pronës.
 
Ministrja Gjosha u shpreh se qeveria shqiptare ndan plotësisht pikëpamjen e shprehur nga Parlamenti Europian se politika e zgjerimit duhet të mbetet e besueshme dhe konstruktive.
 
Në këtë kontekst unë mendoj se mbështetja që vendet anëtare duhet t’i japin Shqipërisë i shërben jo vetëm asaj, por do të ishte mesazhi më i mirë për Europën sot, për situatën që ajo po kalon. Parlamenti Europian, luan një rol të rëndësishëm për procesin e zgjerimit dhe ne besojmë se ai është dhe duhet të vijojë të mbetet promotor dhe shtysë për vendet anëtare, në mënyrë që Shqipëria të përparojë më tej”, tha ministrja Gjosha.
 
Ministrja Gjosha tha se kalendarizimi i procesit të zgjerimit, duke nisur me rekomandimin pozitiv dhe caktimin e një date për hapjen e negociatave do të përcillte një inkurajim të rëndësishëm për të ruajtur fokusin në reformat e nevojshme dhe besimin e qytetarëve shqiptare.
 
“Sigurisht që angazhimi ynë, është maksimal për të thelluar reformat duke i bërë ato më gjithëpërfshirëse, duke arritur në rezultate gjithnjë e më të prekshme. Shqipëria e konsideron procesin e integrimit si mekanizmin më të mirë që vendi të arrijë ato standarde që meritojnë qytetarët tanë dhe për ne kjo rrugë nuk ka me kthim pas”, u shpreh ministrja Gjosha në fjalën e saj.
 
Ministrja Gjosha shprehu angazhimin e mazhorancës për të ruajtur një dialog politik të qëndrueshëm dhe konstruktiv mes palëve veçanërisht në lidhje me procesin e integrimit në mënyrë që axhenda e reformave të përmbushet nëpërmjet konsensusit dhe kompromisit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social