Negociatat/ Holanda përsërit kërkesat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Jemi të gatshëm t'iu ndihmojmë

Negociatat/ Holanda përsërit kërkesat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Jemi të gatshëm t'iu ndihmojmë

Stef Blok

KROACI- Ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok në një intervistë për median kroate “Jutarnji”, thotë se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Ballkanit në Bashkimin Europian, teksa thekson se duhen më shumë rezultate në sundimin e ligjit. Blok deklaron se nga Shqipëria kërkohet angazhim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai shton se të dy qeveritë kanë njoftuar se synojnë të vazhdojnë me këto reforma, ndërsa shpeh gatishmërinë e Holandës për t'i ndihmuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

"Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të vërtetë për t'u anëtarësuar në BE dhe mbështetja e Hollandës për këtë qëllim përfundimtar është i palëkundur. Ne mirëpresim progresin e bërë në të dy vendet. Maqedonia Veriore ka bërë shumë përparim në drejtim të reformave të sundimit të ligjit. Dhe marrëveshja e Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut shërben një shembull për rajonin. Ne gjithashtu kemi mirëpritur hapat pozitivë të ndërmarrë nga Shqipëria. Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është veçanërisht thelbësor. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja të drejtësisë. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria do të duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Këshilli Evropian do të kthehet në këtë çështje para Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj të vitit 2020. Si më parë, ne do të mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në përpjekjet e tyre për të ecur drejt një të ardhmeje në BE. Periudha e ardhshme mund të përdoret për reforma të mëtejshme të sundimit të ligjit. Të dy qeveritë kanë njoftuar se synojnë të vazhdojnë me këto reforma. Ne jemi të gatshëm t'i ndihmojmë të dy vendet në proceset e tyre të vazhdueshme të reformës", thotë Blok ndër të tjera.

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Kroaci në maj të 2020-ës, do të vendoset e ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në raport me anëtarësimin në BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem: 10/01/2020 10:49

    o zoti minister mos flitni ju per krimin se droga ma e madhe luhet holland e din edhe ti shum mir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik