Nuk ka një afat se kur 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të shprehen për Raportin e Komisionit Europium mbi ecurinë e Shqipërisë në procesin e bisedimeve për anëtarësim. Vlerësimi i pikave të ndërmjetme për grupkapitullin e parë “Themeloret”, është një moment kyç në procesin e bisedimeve. Vetëm pas miratimit të tij, mund të hyhet në fazën tjetër atë të mbylljes së kapitujve. Për Report TV, Këshilli i Bashkimit Evropian sqaron se “ka gjasa që edhe shumë mbledhje të tjera të ambasadorëve të vendeve anëtare ta trajtojnë këtë çështje në javët dhe muajt në vijim”.
***
Më 26 shkurt, Komisioni Evropian i paraqiti vendeve anëtare Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme, IBAR, për grupkapitullin e parë, Themeloret. Në dy mbledhje të Grupit të Punës për Zgjerimin dhe vendet Negociuese me BE (COELA), më 6 dhe 13 mars, Raporti është diskutuar nga ambasadorët e vendeve anëtare, të cilët fillimisht do duhet të arrijnë një dakortësi në parim, përpara se ta miratojnë. Një proces kompleks që kërkon unanimitet.
Për Report TV, Këshilli i Bashkimit Evropian shpjegoi se “Qëllimi është arritja e një marrëveshjeje mbi të ashtuquajturin ‘draft pozicion i përbashkët i ndërmjetëm i BE-së për Grupkapitullin e parë’.”
Nuk ka një afat të paracaktuar brenda të cilit COELA duhet të dalë me një vendim. Por në rastin e Shqipërisë, përgjigja nuk duket se do të jetë e shpejtë.
“Ka gjasa që edhe shumë mbledhje të tjera të COELA-s ta trajtojnë këtë çështje në javët dhe muajt në vijim", thuhet në reagimin për Report Tv.
Shqipëria hapi në një kohë rekord të gjithë grupkapitujt e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian. Miratimi i IBAR-it është pengesa e radhës për t’u kapërcyer, në mënyrë që procesi i negociatave të hyjë në fazën e mbylljes së grupakpitujve.
Shtyrja në kohë e miratimit, dëshmon se mes vendeve anëtare, ka nga ato që kanë ngritur pikëpyetje. Burime diplomatike shpjegojnë se në krye të tyre qëndron Gjermania, anën e së cilës kanë mbajtur dhe disa shtete të tjera.
Ditën kur parlamenti shqiptar do të duhej të shprehej me votë për kërkesën për arrestimit të ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ambasada gjermane në Tiranë, doli me një deklaratë që dukej se e lidhte vendimmarrjen me ecurinë e bisedimeve me BE-në. Me të njëjtin tekst, u shfaqën më vonë dhe Holanda e Suedia.
Kryeministri Rama pranoi se kishte patur debate për rastin, me përfaqësues të disa vendeve anëtare, por sipas tij nga kjo, “të thuash se u bllokua rruga e Shqipërisë, është një çmenduri, është diçka komplet e pavërtetë”, deklaroi ai.
Për Report TV, Këshilli u shpreh se nuk mund të jepte detaje për qëndrimet e shteteve anëtare.
"Ndarja e një informacioni të tillë do të rrezikonte seriozisht të dëmtonte pozicionet negociuese të shteteve anëtare, si dhe përpjekjet e presidencës për të arritur një kompromis apo marrëveshje brenda Këshillit dhe organeve të tij përgatitore", thuhet në reagim.
Komente











BE eshte klub palacosh! Asnje shprese mos kini!
PërgjigjuPalaco eshte Edi Rama dhe gjithe banditet e tjere qe kane drejtuar kete vend per dekada. bashkimi europian ka paguar qindra here per ta bere kete vend qe sbehet. ca pret ti do te hapnin rrugen per ty qe ske mendere te ngrihesh kur ai i bllokon politikisht arrestimin e zevendeses se vet. po ik mor mos me bej te te them ndonje llaf shtese