Negociatat Kosovë-Serbi, zv. kryeministri Bislimi: Janë pesë kritere për statutin e Asociacionit! Petkoviç: Gënjeshtër e pastër

Negociatat Kosovë-Serbi, zv. kryeministri Bislimi: Janë pesë kritere për statutin e Asociacionit! Petkoviç: Gënjeshtër e pastër

Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pas takimit me kryenegociatorin e Serbisë Petar Petkoviç  tha se ka një pajtim të plotë në Bruksel që do të jenë pesë kritere përmes të cilave do të shihet se a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti i statutit që propozohet nga ekipi menaxhues për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“E para, a parasheh ky draft një shtresë të re të qeverisjes, e nëse e parasheh nuk konsiderohet i pranueshëm për diskutim të mëtejmë. E dyta, a parasheh të drejta kolektive, nëse po, e merr epitetin e një drafti të papranueshëm”, tha ai në raportimin para Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Bislimi përmendi gjithashtu edhe tre kritere të tjera.

“Në ç’masë është [drafti i statutin] në harmoni në marrëveshjet e 2013 dhe 2015 [për Asociacionin]”. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 [për Asociacionin]. Si dhe, në ç’masë është në harmoni me letrën që [ish-Përfaqësuesja e Lartë, Federica] Mogherini, i ka dërguar Qeverisë se çfarë kompetenca mund të ketë Asociacioni”, tha ai.

Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se këto kritere do mund të sigurojnë që ky mekanizëm apo ky lloj i vetëmenaxhimi nuk ka asgjë nga ajo që ne e kemi quajtur Zajednica [Asociacioni]".

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Por, kjo gjykatë ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, harmonizohen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
Dialogu Kosovë-Serbi/ Petkoviç: Gënjeshtër e pastër nga Bislimi, s’kemi folur për kritere të Asociacionit

1680776502_bdjf.jpg

Pesë kritere që i përmendi gjatë ditës së djeshme, por edhe sot, kryenegociatori Besnik Bislimi në lidhje me Asociacionin, nga pala serbe po pretendohet se nuk janë diskutuar fare në takimin e Brukselit.

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, përmes një shkrimi në Twitter, e ka quajtur këtë “gënjeshtër të pastër të Bislimit”.

“Asnjë fjalë nuk është përmendur në Bruksel për “pesë kritere për Asociacionin” për të cilat po flet sot. Ka pasur bisedime për statusin e Asociacionit dhe grupit menaxhues. Bislimi po krijon gjëra sërish, duket se ka dëgjuar çfarë ka dashur, jo çfarë është thënë. Asociacioni mund të bëhet vetëm në pajtim me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.” – ka thënë ai

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • demiri: 06/04/2023 13:57

    Eshte turp qe nje idjot si PIS LIMI te zgjedhi problemet e Kosoves, ky eshte nje idjot i ndyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!