Një punë voluminoze është duke u kryer në Parlament më qëllim që vendi të jetë gati për të mbyllur negociatat për anëtarësim në BE brenda vitit 2027.
Report TV ka mësuar sa barra e Kuvendit në këtë aspekt është e rëndë, me plot 500 ligje që duhen miratuar, për të përmbushur kushtet e Brukselit.
Gama e gjerë e ndryshimeve ligjore është e shtrirë në afate të ndryshme gjatë këtij dy vjeçari, por për të kuptuar peshën e tyre, vlen të nënvizohet se vetëm gjatë muajit dhjetor, Kuvendit i është lënë për detyrë të miratojë 20 ligje si kërkesa të negociatave integruese.
Mes tyre listohen edhe ligje me 84 vota, që gjithsesi kërkojnë konsensus, që socialistët, në mos e arrijnë me PD-në, mund ta realizojnë me partitë e tjera të vogla parlamentare. Të tilla janë: Kodi Penal, apo ligjet që prekin reformën në drejtësi.
Gjatë dhjetorit duhet kaluar ligji që rregullon punën e komisioneve hetimore parlamentare, ai për avokatin e popullit, si dhe ligje që rregullojnë sferën mediatike dhe sponsorizimet.
Në përputhje me kushtet e BE-së, Kuvendi pritet të miratojë edhe një ligj specifik gjatë dhjetorit, për etikën e punonjësve të administratës publike.
Burime pranë Kuvendit të Shqipërisë, i thanë Report TV, se për të përballuar këtë fluks Edi Rama ka ngritur një grup pune mes Parlamentit dhe Qeverisë për koordinimin e çështjeve prioritare.
Përgjegjësia e hartimit dhe propozimit të ndryshimeve ligjore është shpërndarë mes deputetëve dhe qeverisë.
Komente













Veshtiresi do te kishte ne rastin kur ke nje demokraci funksionale ku prevalon meritokracia dhe deputetet jane vertete njerez te zgjedhur dhe ekselent. Jo ne rastin tone ku shumica e deputeteve jane analfabet funksional te cilet mezi lexojne dhe nuk kuptojne ate qe lexojne. Thjesht do ngrihen kartonat, do thuhet qe u miratuan dhe asnje ne ate salle nuk do e kuptoj se cfare ka miratuar.
PërgjigjuShkurt dhe sakte. Nuk kemi cfare shtojme me.