Në një kohë që e gjithë Europa njëzëri po thotë se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për negociatat të cilat duhet të hapen sa më parë, Sali Berisha vijon të luajë blofin me çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në një video që po qarkullon në rrjet në takimet e tij elektorale me demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Shqipërisë nuk i hapen negociatat për shkak të krimit e drogës e akuza te tjera qe nga goja e tij ka 30 vjet qe dalin te njëjta.

‘Nuk është muri bullgar është muri i krimit, muri i drogës që i mbylli dyert Shqipërisë për hapjen e negociatave. Ku jemi sot pas 9 vitesh, kemi 9 vite që shpërbëjmë ato që arritëm.’- thotë Berisha.

Por si qëndron e vërteta?

Vetëm dy ditë më parë, presidenti i KE-së Charles Michel në vizitën zyrtare që zhvilloi në Shqipëri tha se “Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet dhe bisedimet e anëtarësimit duhet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur”.

Po ashtu edhe Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos nxjerrin blof Sali Berishën: ‘Shqipëria i ka pëmbushur detyrimet për mbajtjen e kësaj Konference. Ky është një sinjal i fortë se të gjithë po njohin meritat e Shqipërisë në përpjekjet e gjihë këtyre viteve për hapjen e negociatave,' shprehet Santos në një intervistë televizive./ Lexo