TIRANE- Negociatat me Greqinë për kufirin detar kanë vënë në vështirësi qeverinë shqiptare. Brenda dy javësh ministri i Jashtëm Edmond Panariti ka pohuar ngritjen e një grupi pune e më pas është detyruar të përgënjeshtrojë veten. Mes dy pohimeve publike të Panaritit është një deklaratë e kryeministrit që mohon të jenë kryer bisedime.
Më 14 gusht Panariti pranoi zyrtarisht se grupet e punës janë ngritur dhe po punohet me palën greke për negociatat mbi kufirin detar.
Qëndrimi i kreut të diplomacisë shqiptare u përgënjeshtrua pak ditë më pas nga eprori i tij. Kryeministri Sali Berisha më 24 gusht mohoi të jenë zhvilluar bisedime deri më tani.
Deklarata publike e shefit të qeverisë është pasqyruar më së miri edhe në prononcimet e mëpasme publike të ministrit të jashtëm Edmond Panariti i cili brenda pak ditësh ndryshon qëndrimin. Në konferencën e sotme për shtyp ai pohon se ende nuk ka negociata me shtetin helen dhe se nuk janë ngritur grupet e punës.
"Për marrëveshjen me Greqinë dua të jem i qartë se nuk ka as negociata, as negociatorë dhe as grupe pune. Nëse në të ardhmen do të na duhet të bisedojmë me autoritetet greke kjo do të bëhet në respekt të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare", deklaroi ministri në konferencën e sotme për shtyp në zyrën e Ministrisë së Jashtme. Pak ditë më parë "Shqiptarja.com" publikoi një urdhër sekret të kryeministrit Sali Berisha për hapjen e negociatave me Greqinë për kufirin detar që para një viti. Vendimi i lëshuar zyrtarisht që më 4 korrik të 2011, autorizon ministrinë e Jashtme për të ngritur grupin ndërinstitucional për të filluar bisedimet me palën greke. Vendimi ndonëse i marrë një vit më parë, nuk figuron në asnjë Fletore Zyrtare.
(kz/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com