Negociatat me Greqinë, Zaev
raporton tek krerët e partive

Negociatat me Greqinë, Zaev<br />raporton tek krerët e partive<br>
MAQEDONI- Liderët e partive kryesore, presidenti dhe disa ministrave të Qeverisë patën një takim ku temë kryesore ka qenë procesi i bisedimeve për emrin dhe propozimet për emrin që i janë dhënë në pako Shkupit dhe Athinës nga takimi i fundit i Nju Jorkut nën patronatin e ndërmjetësit Metju Nimic.

Kryeministri Zoran Zaev tha se në këtë takim janë prezantuar dhe diskutuar idetë e ndërmjetësit Nimic si dhe është dhënë një informatë për bisedimet që ka pasur me homologun grek Aleksis Cipras.

"I informova palët në takim se ky proces do shumë përgjegjësi dhe vendosmëri. E kemi për qëllim që të sigurojmë progres dhe mbrojtje të interesave kombëtare. Duhet të angazhohemi të gjithë. Nuk do të doja t’i komentoj pozicionet e palës greke, unë jam optimist për gjetjen e koncenzusit kombëtar për këto pyetje", tha pas takimit, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, shkruan INA.

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi se përgjegjësinë për emrin e ka tani Qeveria. "Nëse pyesni mua, ky takim ishte i nevojshëm edhe më herët. Për këtë pyetje, tanimë Qeveria e Maqedonisë e ka përgjegjësinë për çështjen e emrit. Nuk mund të flas për propozime. Ishte një takim informativ. Ne prej tani presim edhe hapat e ardhshëm të këtij procesi dhe do të donim që të jemi pjesë e kësaj çështje. Kryeministri na tregoi në tre pjesë takimin me kryeministrin e Greqisë Tsipras. Më shumë nuk do të doja të komentoja", tha Mickoski.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha para gazetarëve se ky është fillimi i fundit i një procesi shumë të rëndësishëm. Sipas Ahmetit Maqedonia e ka vendin në BE dhe NAto e kjo duhet të ndodh sa më parë.

"Ishte një takim i rëndësishëm dhe një ndër më frytdhënësit. Ishim të informuar për takimin Zaev-Tsipras. E vlerësoj dialogun dhe kërkimin e një zgjidhjeje. është një fillim i fundit për një proces për Maqedoninë. është e rëndësishme të jemi pjesë e NATO-s për paqe dhe stabilitet", theksoi lideri i BDI-së.  Ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për të shpalosur më shumë të dhëna për takimin.

Presidenti Gjorge Ivanov theksoi se ai nuk mund të zbulonte më shumë hollësi rreth asaj që është biseduar, por tha se ishte realist me përvojë.

"Unë pres që Qeveria të na informojë për të gjitha aktivitetet. Ky proces vazhdon të ndodhë brenda kornizave të Kombeve të Bashkuara. Në mënyrë që të mos ketë presione, ne ramë dakord të mos komentonim mbi propozimin", tha Ivanov.

Derisa kanë vijuar bisedimet disaorëshe, nuk ka pasur asnjë informacion nga brenda takimit që u zhvillua në Klubin e deputetëve në Shkup.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut