Negociatat me mazhorancën, Zhupa: Nëse na jepen të drejtat, kaosi mbaron që nesër

 

Teksa PS ka nisur negociata me Gazment Bardhin për t’i dhënë fund skenarit të kaosit, deputetja Ina Zhupa thotë se normaliteti në Kuvend do të kthehet vetëm nëse opozitës i jepet e drejta e komisioneve hetimore dhe përfaqësimi në komisionin e reformës zgjedhore.

‘Unë besoj që në fillim të herë e kemi thënë që duam normalitet në kuvend, që kur kemi nisur protestën e kemi thënë dhe jemi të gatshëm të kthehemi në normalitet për sa kohë vendos Lindita Nikolla që ti kthehet të drejtave të opozitës, komisionin e reformën zgjedhore dhe komisionet hetimore. Për mua që nesër nëse i kthehen ata normalitetit nëse ata i kthehen normalitetit,  ne jemi të gatshëm të vazhdojmë betejën në kuvend me interpelanca dhe seanca dëgjimore, me të gjitha format qe na jep rregullorja e kuvendit dhe kushtetuta.’- tha Zhupa.


Lajmi kryesor:

Negociatat për të ndalur kaosin në Kuvend, Nikolla ul nesër në tryezë Bardhin e Çuçin! SHBA e BE: Duam parlament tërësisht funksional!


M.Q./E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!