Negociatat/ Meta: Të gjitha forcat politike të reflektojnë mbi platformën e Bundestagut

Presidenti Ilir Meta thotë se Shqipëria duhet të ketë prioritare përpjekjet për të vënë në zbatim platformën e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave, dhe për këtë duhet angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjitha palëve politike. 

"Nuk jemi të lumtur në lidhje me negociatat, por është e qartë se ndajmë qëndrim të përbashkët se e vetmja alternativë e pakonkurrueshme për të dy vendet tona, mbetet anëtarësimi në BE. Në këtë drejtim ne do të forcojmë përpjekjet tona si në planin e brendshëm por edhe të bashkëpunimin me vetë BE-në në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi zhvillime pozitive në këtë drejtim. Çdo ide tjetër do të ishte e papranueshme për një rajon jetik për të ardhmen e kontinentit. Sa i takon vendin tonë do na duhet të bëjmë përpjekje shumë më të mëdha për të qenë edhe më të besueshëm. Platforma më e mirë e reflektimit mbetet platforma e miratuar nga Bundestagu gjerman për të cilin kërkohet konsensus dhe lexim i përbashkët nga të gjitha palët në vendin tonë", tha Meta në një konferencë për mediat me presidentin e Maqedonisë së Veriut. 


Lajmi kryesor:

A e pësoi Maqedonia e Veriut nga Shqipëria? Pendarovski: Të dy shtetet meritonin negociatat! Meta mesazh të koduar Ramës (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK