TIRANE - Nga Tirana, ku erdhi në vizitë zyrtare me ftesë të kreut të shtetit, Ilir Meta, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, propozoi mbajtjen e një Samiti të Jashtëzakonshëm me shtetet e Ballkanit Perëndimior, për të diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Pendarovski, tha se Maqedonia e Veriut nuk është penalizuar nga Shqipëria për JO-në e negociatave duke shtuar se të dy vendet kanë përparuar njësoj dhe meritonin të merrnin dritën jeshile për këtë hap.
“Procesi i ndarjes së dy shteteve asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fjalorit tim sepse mendoj sepse negociatat duhet të hapeshin për të dyja shtetet”, tha Pendarovski.
Presidenti Ilir Meta e shfrytëzoi konferencën e përbashkët për shtyp me homologun maqedonas për të dhënë mesazhe mbi zhvillimet politike në Shqipëri. Meta e cilësoi një pjekuri politike vendimin e kryeministrit Zoran Zaev për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pas mos marrjes së negociatave duke lënë të kuptohet se edhe kreu i qeverisë, Edi Rama, duhet ta bëjë një gjë të tillë.
Të dy homologët përsëritën se pavarësisht mos-hapjes së negociatave, për dy vendet nuk duhet të ekzistojë asnjë alternativë përveç anëtarësimit në BE, ndërsa refuzuan propozimin e presidentit francës Emmanuel Macron.
Njëjtë si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut doli e zhgënjyer nga Samiti i Bashkimit Evropian, ku liderët e shteteve anëtarë dolën pa një vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim të dy vendeve, pas vetos që vuri Franca. Maqedonia e Veriut do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 12 prill me një qeveri teknike, pasi Zoran Zaev dha dorëheqjen, ndërsa shpalli sërish kandidaturën për kryeministër.
VIDEO/Konferenca e shtypit e dy presidentëve
Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër idesë së presidentit francez Emmanuel Macron për krijimin e një partneriteti “të privilegjuar” për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Njëjte edhe presidenti maqedonas: "Ai përmendi një fjalë fqinjësi, kur përmendi Ballkanin Perëndimor. Ne nuk jemi fqinj, jemi në proces të bëhemi anëtare sepse jemi vende të kontentit europian sepse këtë na vërtetojnë dokumentet bazike të BE që nga viti 1997. Në nuk na mjafton të jemi pjesë vetëm e përbashkët e tregut evropian, por ne duhet të jemi patjetër pjesë e institucioneve politike të evropës që t'i miratojmë në vedet tona vlerat demokratike të BE. Nëse bëhet fjalë për një retorikë politike e cila më vonë nuk do të tranformohet atëherë e pranoj këtë, por nëse bëhet fjalë që në periudhën e ardhshme propozimet zyrtare nga KE dhe BE që të shkoni në këtë linjë në ofrimin e alternativave të formave të fqinjësisë, mendoj se jo vetëm vendi im nuk do ta pranojë këtë", tha Stevo Pendarovski ndër të tjera
Gazetari: Po qarkullon ideja se Franca kërkon partneritet special për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. A është zgjidhje e duhur dhe a duhet të pranohet?
Ilir Meta: “Çdo lloj ideje informale që mund të paraqitet apo parashtrohet si alternativë për të zëvendësuar procesin e anëtarësimit të vendeve tona dhe të Ballkanit Perëndimor në BE është e pakuptimtë dhe e papranueshme. Dihet se gjithë ky progres i madh që është bërë në këtë rajon është bërë në frymëzimin e përbashkët të integrimit evropian të të gjithë vendeve tona. Së dyti, ne tashmë jemi një rajon i rrethua nga BE dhe nga NATO. Kështu që e vetmja perspektivë dhe e vetmja zgjidhje është vazhdimi i këtij procesi të zgjerimit të BE dhe anëtarësimit të vendeve tona.
Për mua është e drejtë dhe legjitime kërkesa e çdo udhëheqësi të vendeve të BE për të kërkuar nga çdo vend që dëshiron të përfshihet në procesin e zgjerimit dhe të anëtarësohet se përveç të drejtave që fiton nga etapa të ndryshme të këtij procesi ti qëndrojë fort edhe detyrimeve. Kjo është një e drejtë legjitime pasi jemi ne që kemi kërkuar të hyjmë në familjen e BE dhe e dimë që atje ka disa rregulla. E dimë që ka disa kritere, janë kriteret e Kopenhagen dhe që duhen përmbushur. Dhe në këtë drejtim çdo qëndrim që inkurajon vendet tona për të qëndruar dhe përmbushur detyrimet që burojnë nga ky proces është mëse legjitim dhe i pranueshëm.
Është detyra jonë të bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha vendet. Dhe në veçanti edhe me ato që janë më kritiket për të demonstruar përgjegjshmërinë dhe besueshmërinë tonë si anëtarë të denjë në të ardhmen e kësaj familje të madhe. Besoj se edhe Franca por edhe vendet e tjera do ti qëndrojnë angazhimeve të saja strategjike për sa i takon Ballkanit Perëndimor të ndërmarra përgjatë këtyre dekadave ku kontributi i saj ka qenë mjaft i spikatur për stabilitetin, sigurinë dhe për arritjet pozitive të këtij rajoni që duhet të konsolidohen dhe mund të konsolidohen më tej përmes procesit të zgjerimit dhe anëtarësimit të vendeve tona në Bashkimin Evropian”
Sipas gazetës serbe "Nezavisne", Franca do fillojë një konsultë zyrtare diplomatike për t’i ofruar Ballkanit Perëndimorë një partneritet të veçantë dhe të privilegjuar, i cili do të zëvendësojë anëtarësimin e plotë në BE. Sipas propozimit, mbështetja financiare, partneriteti special, qasja në tregjet europiane dhe avantazhe të tjera, do t'u ofrohen vendeve të Ballkanit Perëndimor në këmbim të një "tërheqjeje të heshtur" të anëtarësimit të plotë
Nga Tirana, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, propozoi mbajtjen e një Samiti të Jashtëzakonshëm me shtetet e Ballkanit Perëndimior, për të diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
"U pajtuam që obligimi ynë si kryetar të shteteve është t'i inkuraojmë të gjithë faktorët politikë në shtetet tona të vazhdojnë me obligimeve nga axhenda evropiane, në interes të qytetarëve tanë, dhe t'i bindim liderët evropianë se negociatat me vendet në rajon janë investim në stabilitet dhe prosperitet. Në këtë kontekst, unë propozova që shtetet e Ballkanit Perëndimor në periudhën e ardhshme të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm ku do të diskutojmë për marrëdhëniet ndërfqinjësore, dhe më pas kësaj edhe me alternativat e zgjerimit. Nëse ekziston dakordim për këto punë, konsideroj se Maqedonia e Veriut duhet të jetë mikpritëse e këtij samiti. Me rëndësi të madhe për ne është edhe mbështetja e deritanishme e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Duhet të drejtojmë energjinë dhe vëmendjen tonë edhe tek bashkëpunimi ekonomik, i cili nuk reflekton marrëdhëniet e mira politike, dhe faktin që jemi shtete mike dhe fqinje", tha Pendarovski, duke shtuar se po sot propozoi një nismë për formimin e një grupi joformal për miqësinë maqedonase shqiptare ku të takohen bashkë intelektualë të shquar, biznesmëne, përfaqësues të kulturës, të rinj, një herë në njërin shtet dhe një herë në tjetrin, për të dhënë propozime mbi bashkëpunimin mes dy vendeve fqinje.
Duke vlerësuar si një veprim që shfaq pjekuri politike dhe të demokracisë, faktin që Maqedonia e Veriut zgjodhi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas mos vendimit për hapjen e negociatave për në BE, Presidenti Ilir Meta, nuk e tha në mënyrë të drejtpërdrejt, por zgjodhi të lë të kuptuar mes reshtash, se edhe qeveria shqiptare duhet të reflektojë menjëherë: Pa përmendur se edhe kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga qeveria siç bëri homologu i tij maqedonas Zoran Zaev duke ja lënë një qeverie teknike detyrën për zgjedhjet e parakoshme më 12 prill.
"Unë kam bërë të gjitha apelimet e mia që të gjithë të ishin më reflektues ndaj disa kritereve që nuk ishin të panjohura ndaj nesh nga përfaqësues zyrtarë të Bundestagut. Ne shohim dhe punojmë vetëm për një alternativë që është anëtarësimi i vendeve tona në BE dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor. Kjo është e vetmja e ardhme e sigurt jo vetëm për rajonin, por edhe BE-në. Kemi një reflektim në Maqedoninë e Veriut përmes një zgjidhje politike që tregon pjekurinë e tyre politike dhe demokratike, dhe tek ne ka mjaft rëndësi të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje të gjitha detyrimet që duhej t'i kishim përmbushur dhe që duhet t'i përmbushim. Janë të gjitha në rezolutën e Bundestagut gjerman. Të forcojmë bashkëpunimin me vendet më kritike, Francën, Danimarkën, Holandën, Spanjën. Duhet t'i bindim me seriozitetin tonë për të adresuar shqetësimet e tyre. Duhet të bëjmë të qartë se ndërsa jemi të gatshëm të përmbushim çdo detyrim, çdo ide tjetër, edhe informale qoftë, çdo alternativë tjetër për vendet tona dhe Ballkanin është e papranueshme dhe e padobishme", tha Meta.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, thotë se Maqedonia e Veriut nuk është penalizuar nga Shqipëria për JO-në e negociatave. Ai tha se të dy vendet kanë përparuar njësoj dhe meritonin të merrnin dritën jeshile për këtë hap.
"Procesi i ndarjes së dy shteteve, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fjalotir tim politik, sepse mendoj se dy shtetet duhet t'i fillonin negociatat. Ne harxhuam shumë kohë tek miqtë tanë t'i bindim se nuk bëhet fjalë për anëtarësim të plotë, por vetëm fillim të një procesi që do të vijojë me vite të tëra. Serbia është në vitin e pestë tënegociatave, Mali i Zi është në negociata shtatë vite e gjysëm, e nga ky vit nuk i ka hapur ato kapituj jo më t'i mbyllë. Kjo është mënyra më e mirë për bërjen e reformave.Një Gjermani dhe Francë që ka arritur për 200-300 vite, ne duam ta bëjmë për shumë më shpejt. Këtë radhë nuk na u mundësua. Ky është një ndëshkim i pamerituar për të gjithë Rajonin. Rajoni nuk duhet të jetë i harruar. BE duhet të gjejë forma dhe mënyra të afrojë edhe Bosnje-Hercegovinën me Evropën", tha Pendarovski.
Presidenti Ilir Meta thotë se Shqipëria duhet të ketë prioritare përpjekjet për të vënë në zbatim platformën e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave, dhe për këtë duhet angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjitha palëve politike.
"Nuk jemi të lumtur në lidhje me negociatat, por është e qartë se ndajmë qëndrim të përbashkët se e vetmja alternativë e pakonkurrueshme për të dy vendet tona, mbetet anëtarësimi në BE. Në këtë drejtim ne do të forcojmë përpjekjet tona si në planin e brendshëm por edhe të bashkëpunimin me vetë BE-në në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi zhvillime pozitive në këtë drejtim. Çdo ide tjetër do të ishte e papranueshme për një rajon jetik për të ardhmen e kontinentit. Sa i takon vendin tonë do na duhet të bëjmë përpjekje shumë më të mëdha për të qenë edhe më të besueshëm. Platforma më e mirë e reflektimit mbetet platforma e miratuar nga Bundestagu gjerman për të cilin kërkohet konsensus dhe lexim i përbashkët nga të gjitha palët në vendin tonë", tha Meta në një konferencë për mediat me presidentin e Maqedonisë së Veriut.
O ilir...dorheqje duhet ti të japësh si hajdut e mashtrus. Ti bëre çdekretimin e zgjdhjeve në kundërshtim të plot me Kushtetutën e Shqipris e nuk dhe dorheqje 0...e kombit Shqiptar.
PërgjigjuIk more fshatar vlonjat