Negociatat, ministri gjerman flet pas takimit me Ramën: Shqipëria mund të mbështetet tek ne

Negociatat, ministri gjerman flet pas takimit me Ramën: Shqipëria mund të mbështetet tek ne

Rama gjate takimit me ministrin gjerman Roth

TIRANE-Ministri i shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth gjatë vizitës sot në Shqipëri, zhvilloi një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. Ministri gjerman vlerësoi reformat e qeverisë shqiptare, ndërsa shtoi se duhet bërë më tepër. Megjithatë ai thotë se Shqipëria mund të mbështetet te Gjermania.

Një takim vërtet i mirë me kryeministrin Edi Rama. Përpjekjet për ecurinë e reformave të qeverisë po ecin mirë. Megjithatë nevojitet shumë për t’u bërë. Le të vazhdojmë. Ju mund të mbështeteni tek ne

Ministri gjerman Michael Roth në Facebook

Edhe në një intervistë për DW, ministri gjerman ka ritheksuar se Shqipëria mund të mbështetet te Gjermania në procesin e integrimit.

Qëllimi kryesor i vizitës sime në Maqedoni dhe Shqipëri është të shpreh mbështetjen e fortë të qeverisë sime. Jemi të kënaqur që shohim zhvillime pozitive në të dy vendet. Nga ana tjetër dëshiroj të inkurajoj udhëheqësit politikë, por edhe shoqërinë civile që të vazhdojnë procesin jashtëzakonisht kërkues dhe nganjëherë rraskapitës të reformave. Në fund të fundit përpjekjet ia vlejnë, por unë e di që njerëzit duhet të shohin dritë në fund të tunelit - punë, një shtet të qëndrueshëm, administratë moderne dhe funksionale, sundim të fortë të ligjit dhe kulturë demokratike. Kjo nuk është vetëm në interes të BE-së por edhe në interes të popullsisë së këtyre vendeve.

Shqipëria ka arritur shumë. Qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t'u bërë. Ka disa shqetësime në lidhje me luftimin e krimit të organizuar, por përsëri rekomandimi është pozitiv. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për vendin, por edhe për BE-në dhe për të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë. Tani varet nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së që të marrin një vendim në qershor. Pa arritje pozitive në të dy vendet nuk do të kishim marrë rekomandime të tilla pozitive nga Komisioni i BE. E sigurt është  se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në krye të agjendës sonë politike, jo vetëm në Gjermani, por edhe në BE.

Ministri gjerman Michael Roth

Në ditët në vijim Gjermania do të shprehet për vendimin nëse do të japë dritën jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë.  Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike për hapjen e negociatave. Pak ditë më parë Rama zhvilloi një vizitë në Gjermani ku takoi Merkel, ndërsa në javën tjetër do të udhëtojë në Paris për të takuar Presidentin francez. Në javët në vijim pritet vendimi përfundimtar nga këto tre vende.

Ora 16:26
Ministri i shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth, gjatë takimit me Ramën
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Vlora: 11/05/2018 16:29

      Deutschland eshte vend i vlerave dhe nje mik i madhe i Shqipetarve

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë