Integrimi/ Ministri gjerman: Reformat po japin fryte. Xhafaj: Negociatat do i përshpejtonin
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti sot Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane, në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth.
Fatmir Xhafaj me ministrin gjerman Michael Roth
TIRANE-Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth gjatë vizitës në Shqipëri u prit edhe nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili i konsideroi të shkëlqyera marrëdhëniet me Gjermaninë, duke veçuar ndihmën e përfituar në fushën e rendit dhe sigurisë publike, e për këtë shtoi ai, jemi shumë mirënjohës.
Ministri i Brendshëm e konsideroi me rëndësi mbështetjen e vendeve anëtare për hapjen e negociatave, si një mundësi jo për qeverinë dhe mazhorancën, por si shans për shqiptarët që besojnë në ëndrrën evropiane. Xhafaj tha se çelja e negociatave do të përshpejtonte ritmin e reformave të ndërmarra.
Ministri i Shtetit Roth konfirmoi se vizita në Tiranë e bën më të qartë rëndësinë që i kushton Gjermania, integrimit të Shqipërisë në Evropë. Sipas tij, të gjitha reformat e nisura po japin tashmë frytet. Ministri Xhafaj i theksoi bashkëbiseduesit se është fat për vendin, që ka një avokat të tillë në rrugën evropiane.
Xhafaj e njohu ministrin gjerman me disa nga detajet e reformës në drejtësi dhe rëndësinë për proceset integruese, duke veçuar faktin se ajo tashmë është një model edhe për vendet e rajonit.
Ai prezantoi Dokumentin e Prioriteteve të MB-së në fushën e rendit dhe sigurisë dhe evidentoi kontributin e ekspertëve gjermanë në hartimin e tij. Gjithashtu u ndal tek rezultatet e punës së Policisë dhe agjencive ligj zbatuese në luftën kundër krimit të organizuar, operacionin “Forca e Ligjit”, operacionin ndërkombëtar “Anti-skifter”, si dhe masat kundër kultivimit të kanabisit.
Në përgjigje të interesit të ministrit Roth, Xhafaj shpjegoi hapat dhe ecurinë e procesit të Vetting-ut në Polici, projektin e Policimit në Komunitet, si dhe masat për uljen e fenomenit të azil kërkimit që kanë dhënë rezultate të dukshme që nga vjeshta e vitit të kaluar.
Ministri gjerman zhvilloi takime edhe me Ramën dhe Bashën, ndërsa në javët në vijim pritet që Berlini të japë edhe vendimin nëse do t'i thotë 'PO' hapjes së negociatave për Shqipërinë apo jo. Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike që duhet të binden nga Shqipëria.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatmir Xhafaj: Siç vepruan me reformën në drejtësi thellojmë reformat për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit
18 Nëntor, 22:42
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Komisioni i posaçëm antikorrupsion, Xhafaj në Report Tv: Do ta ndërpresim para zgjedhjeve, të mos jetë pjesë e debatit elektoral! SPAK nuk na refuzoi, mbështes punën e tyre
8 Nëntor, 18:13
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Komisioni Antikorrupsion miraton 3 vendime: Konsultime publike, ndryshon përbërja e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë
29 Tetor, 12:53
-
‘Aleanca kundër SPAK’, Basha: Pasi amnistuan ‘bishtat’ e korrupsionit, tani po përgatiten të amnistojnë ‘kokat’ e pandëshkuara të 34 viteve
28 Tetor, 16:32
-
Komisioni Antikorrupsion, Xhafaj: Projekti ynë, jo i ndërkombëtarëve, por i kërkuam asistencë e monitorim! Gati drafti analitik
28 Tetor, 12:27
-
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, vetëm KLP cakton dy anëtarë! Prokuroria e Përgjithshme dhe KLGJ nuk marrin pjesë: Gati të japim opinion
4 Tetor, 11:10
-
Antikorrupsioni/ Kushtetuesja refuzon ftesën e Komisionit ‘Xhafaj’, Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në procese ligjbërëse, mund të sjellë konflikt në të ardhmen! DOKUMENTI
2 Tetor, 12:18
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Basha ngre çështjen 'Salianji' në Këshillin e Europës në Strasburg: Të çojmë përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca
30 Shtator, 13:59