Negociatat/ Ministrja franceze: Nuk jemi për veto, por fillimisht duhet të refermohet BE

Negociatat/ Ministrja franceze: Nuk jemi për veto, por fillimisht duhet të refermohet BE

Ministrja franceze Amelie de Montchalin, deklaroi sot para nisjes së mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg se Franca nuk do të vendosë veton për çeljen e negociatave, por u shpreh se para nisjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet të riformohet vetë Bashkimi Europian.

"Nuk jam sot këtu për të vendosur veto , por në një frymë shkëmbimi mendimesh mbi dy parime. Së pari, hapja e negociatave kërkon përgatitje nga Bashkimi Europian dhe ne konsiderojmë sot që ne duhet të rishikojmë në thellësi procesin e negociatave të anëtarësimit.

Procesi i zgjerimit është zhgënjyes, i gjatë për vendet përkatëse dhe nuk krijon besim te vendet anëtare, sepse tretet në kohë. Pra, së pari, ne duhet të diskutojmë mbi reformën e procesit të zgjerimit. Kapitujt që hapen e mbyllen si një telenovelë pa fund nuk i përgjigjen pritshmërisë së qytetarëve në rajon. Ne kemi parë fluks migracioni nga vendet që kanë përfunduar negociatat dhe janë bërë anëtare, si Rumania, Bullgaria apo Kroacia. Pra, është një çështje qasje mbi procesin. A është ky proces efikas? Përgjigjja është jo dhe ne kemi shumë vende që e mbështesin këtë qasje lidhur me riorganizimin e negociatave të anëtarësimit. Së dyti, duhet të sigurohemi se reformat që janë kërkuar për t’u zbatuar si kushte për hapjen e negociatave të jenë reale.  Që të jenë votuar, por edhe zbatuar. Këtë do diskutojmë sot, Por, dua të theksoj, se Franca nuk i kundërvihet perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit", u shpreh de Montchalin.


Lajmi kryesor:

Ministrat e Jashtëm pa marrëveshje! Vendimi për negociatat në dorë të liderëve të BE në samitin e 17-18 Tetorit


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë