Negociatat në 2019, Vlahutin: Jemi të lumtur, ja tre vendimet pozitive për Shqipërinë

Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin reagoi për herë të parë pas vendimit të Unionit për Shqipërinë për hapjen e negociatave në qershor të 2019. Diplomatja u shpreh se Këshilli ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore me Shqipërinë për negociatat.

Shqipëria mori tre gjëra pozitive, njohja e rekomandimit e të gjithë punës, e dyta kalendari, një datë e qartë dhe e treta  Këshilli ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore me Shqipërinë. Është një punë mjaft e madhe përgatitore që do të kryhet nga ana e BE dhe Shqipërisë. Ky është kalendari dhe do të dëgjoni më shumë për këtë nga ambasadori i ardhshëm. A do të hapen vitin tjetër negociatat? Nuk mund të parashikoj çdo të ndodhë. Ne jemi të lumtur, se na jep mundësi për të filluar lëvizjet më shpejt.

Romana Vlahutin

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë