Negociatat për bashkimin e PD, Bardhi: Takimi me Palokën ishte konstruktiv! Njëanshmëria dëmton procesin! Bashkëpunimi minohet nëse secila palë qëndron e ngurtë

 

Gazment Bardhi ka folur para mediave për takimin me Edi Palokën për procesin e negociatave të bashkimit të PD duke thënë se takimi ishte konstruktiv dhe me frymë mirëkuptimi. Ndër të tjera i bëri thirrje të gjithëve që njëanshmëria nuk e ndihmon aspak procesin e bashkimit të PD. Ndër të tjera u shpreh se nëse secila palë qëndron e ngurtë, bashkëpunimi minohet.  

Bardhi: Në fakt nuk do të zbardh në detaje duke ju kërkuar dhe ndjesë opinionit publik për atë që kam biseduar. Dua të konfirmoj se takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë mirëkuptimi për të gjetur një mekanizëm që siguron bashkëpunim të sinqertë mes demokratëve. Asnjëri s’ka patur diskutim për çështje të caktuar. Apeli im është që njëanshëmria nuk e ndihmon këtë proces. Demokratët kanë nevojë të jenë bashkë për të mundur Edi Ramën dhe këtë proces e dëmton vetëm njëanshmëria. Çdo rrugë e njënashme që synon imponimin ndaj një pjese të demokratëve nuk do ishte zgjidhje për të mundur Edi Ramën.

Pyetje: Jeni kundër primareve? Çfarë do të thotë njënashmëri? Jeni pro procesit të primareve dhe çfarë propozoni ju?:

Bardhi:Nuk kam ndërmend të bëj bisedime para kamerave.Sot kam shkëmbyer disa mendime me Palokën për të gjetur 1 rrugë si bashkëpunojnë demokratët. Kur flas për njëanshmëri, flas për pozicione të ngurta të secilës palë. Nëse secila palë qëndron e ngurtë në pozicionin e vet, bashkëpunimi minohet. Nëse kemi hyrë në mënyrë të qetë në proces, nuk duhet t2ë minojmë dialgoun.

Pyetje: Pse qëndrojnë të ngurtë?

Bardhi:Nuk kam ndjekur procesin e Berishës. Ajo që po them është e qartë për anëtarët e PD, për demokratët e qytetarët që duan të sjellin ndryshimin në zgjedhjet e ardhshme vendore. Duhet të krijohet një moment bashkëpunimi i sinqertë për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues.

Pyetje: Pse nuk i bëtë negociatat në selinë e PD?

Bardhi:Se takimi ishte informal. Kafe pune mes kolegëve të mandatuar për të eksploruar mundësinë e bashkimit mes demokratëve.


Lajmi kryesor:

Negociatat me Rithemelimin për ‘vendoret’, Bardhi: Njëanshmëria e dëmton procesin! Alibeaj: Nevojë që të dalim me kandidat të përbashkët fitues


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, momenti kur dalin nga Prokuroria me dosje në duar (VIDEO)

Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, momenti kur dalin nga Prokuroria me dosje në duar (VIDEO)