“Takimi ishte konstruktiv dhe me frymë mirëkuptimi”. Kështu e cilësoi Gazmend Bardhi takimin me Edi Palokën, me të cilin diskutoi ditën e sotme për bashkimin e PD që të shkojnë në zgjedhjet vendore me kandidat të përbashkët. Bardhi zgjodhi të mos japë detaje të tjera, por kishte një mesazh apeli duke thënë se njëanshmëria dëmton procesin e bashkimit. Gjithashtu dha një sinjal për të gjithë duke thënë se nëse secila palë qëndron e ngurtë, bashkëpunimi minohet.
Gazmend Bardhi foli para gazetarëve në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ku informoi deputetët për çfarë diskutoi me Edi Palokën. Pranë tij ishte kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili theksoi rëndësinë që kandidati i përbashkët duhet të jetë fitues për t’i dhënë fund regjimit të Edi Ramës. Këtë e cilësoi si nevojë dhe synim për të gjithë demokratët.
Sa i përket faktit që takimi mes 2 të mandatuarve nuk u zhvillua në selinë blu, Bardhi u përgjigj duke thënë se ishte kafe pune për të eksploruar mundësinë e bashkimit mes demokratëve.
Edi Paloka dhe Gazment Bardhi, të cilëve dy grupet kundërshtare në PD u kanë besuar rolin e negociatorëve u ulën për 90 minuta përballë njëri tjetrit për të gjetur rrugën që do t’i çojë drejt daljes me një kandidat. Pas takimit, asnjëri nuk shfaqi nota optimizmi. Negociatori i Berishës, Edi Paloka sqaroi se mungesa e entuziazmit, nuk lidhej me mungesën e vullnetit për t’u bashkuar.
Deputeti demokrat, Ervin Salianji është shprehur pro procesit të primareve në mbledhjen e Grupit të PD. Report Tv ka zbardhur fjalën e Salianjit, i cili ka propozuar që të ngrihet një grup i përbashkët për zgjedhjen e kandidatëve. Ai ka theksuar se duhet të shmanget rruga e njëanshme.
“Asnjë demokrat nuk mund të kundërshtojë votën, primaret ose procesin ku anëtarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Procesi 1 anëtar një votë është në statutin e Partisë Demokratike kur ne ishim të bashkuar, primare quhen tani, pavarësisht emërtimit ne si parti i japim peshën votës. Mendimi im është që të votojë kush të dëshirojë se kryetari i bashkisë apo deputeti do përfaqësojë qytetarët!
Ajo që duhet diskutuar në kushtet e një konflikti dhe mosbesimi të thellë mes demokrateve, është kontrolli i procesit, shmangia e pilotimit, shmangia e manipulimit. Këtu të gjithë e dimë, por mbase se kemi thënë, listat kur ishim të gjithë bashkë ishin problematike, njësoj do kontestohen me çdo rast. Prandaj propozoj qe në bisedime te propozohen grupe te përbashkëta për drejtimin e procesit, grupe për regjistrimin e anëtarësisë dhe simpatizantëve, hapjen e procesit te regjistrimit të simpatizantëve dhe vota ta përcaktojë më të mirin!
Interesi është ti japim demokratëve kandidatët më të mirë dhe të rikthejmë bashkitë tek qytetarët. Secili të lëshojë nga ego personale që jo vetëm demokratet por demokracia te marrë kuptim në këtë vend! Nëse ka propozime për sondazh apo për zgjerimin e bazës së testimit të kandidatëve edhe me mirë! Të dy pjesët të shmangin konfrontimet dhe ecjen në rrugë te njëanshme.
Report Tv ka zbardhur diskutimet brenda mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së. Disa prej deputetëve, sefter Gështenja, Arbi Agalliur e Kreshnik Çollaku janë shprehur skeptikë për bashkimin e Partisë Demokratike.
Pjesë nga diskutimet:
Lefter Gështenja: Nuk kemi çfarë i themi bazës. Primaret nuk mund të bëhen në mënyrë të njëanshme .
Arbi Agalliu: Nuk na duhet Berisha, është dëm i demokracisë.
Keshnik Çollaku: Nëse një palë kërkon bashkim dhe pala tjetër thotë më ndiqni mua…është mënyra më e lehtë për ta prishur në gjenezë çdo lloj bashkëpunimi.
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj theksoi se e drejtoi grupin dhe u shpreh se nuk janë aspak të ngadaltë në procesin e mbledhjes së PD. Gjithashtu shtoi se duhet të bashkojnë cdo fluks në bazë për t’i vënë shpatullat kësaj pune.
Sa i përket takimeve me njerëzit e Bashës, nuk bën një koment por shprehet se do të takohen sërish.
“Ka vetëm një palë dhe kjo është Partia Demokratike. Mbledhjet janë një, grupi parlamentar është një. Kryetari i Grupit është Enkelejd Lutfi Alibeaj. Shihni thirrjen që ne kemi bërë që në prill për të mos lejuar krijimin e strukturave paralele. Të paktën për këtë gjë nuk mund të qortohemi. Për faktin që ne kemi dashur dhe kemi bërë gjithçka për të qenë bashkë. Pavarësisht çoroditjeve që ne kemi, nëse ka një interes të të gjithë demokratëve dhe mbi të gjitha të të gjithë shqiptarëve, është që një orë e më parë t’i dalim të bashkuar regjimit të Edi Ramës. Për këtë duhet të bashkojmë çdo fluks në bazë pasi ata do t’i vënë shpatullat kësaj pune. Të gjejmë një kandidat të vetëm që të përfaqësojë të gjitha flukset. Të gjithë bashkë me moral”, tha Alibeaj.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj foli para mediave në përfundim të mbledhjes së grupit duke thënë se është e nevojshme që PD të shkojë në zgjedhje lokale me 1 kandidat të përbashkët, i cilit duhet të jetë fitues.
“Besoj që kjo është një e mirë në interes të demokratëve. Në pritje dhe të Palokës për tu takuar me Bardhin, ka pasur një takim dhe një bashkëbisedim që vetë Bardhi do jua thotë. Sot Bardhi informoi për diskutimin me Palokën. Do ju them me bindje se nevoja dhe interesi për të dalë me 1 kandidat fitues është synim. Është nevojë për ti dhënë fund regjimit të Ramës. Duan një kandidat fitues, mënyrat janë pafund, mënyrat mund të gjenden me dashamirësi dhe vullnet. Kësaj i shërbejmë ne”, tha Alibeaj.
Gazment Bardhi ka folur para mediave për takimin me Edi Palokën për procesin e negociatave të bashkimit të PD duke thënë se takimi ishte konstruktiv dhe me frymë mirëkuptimi. Ndër të tjera i bëri thirrje të gjithëve që njëanshmëria nuk e ndihmon aspak procesin e bashkimit të PD. Ndër të tjera u shpreh se nëse secila palë qëndron e ngurtë, bashkëpunimi minohet.
Bardhi: Në fakt nuk do të zbardh në detaje duke ju kërkuar dhe ndjesë opinionit publik për atë që kam biseduar. Dua të konfirmoj se takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë mirëkuptimi për të gjetur një mekanizëm që siguron bashkëpunim të sinqertë mes demokratëve. Asnjëri s’ka patur diskutim për çështje të caktuar. Apeli im është që njëanshëmria nuk e ndihmon këtë proces. Demokratët kanë nevojë të jenë bashkë për të mundur Edi Ramën dhe këtë proces e dëmton vetëm njëanshmëria. Çdo rrugë e njënashme që synon imponimin ndaj një pjese të demokratëve nuk do ishte zgjidhje për të mundur Edi Ramën.
Pyetje: Jeni kundër primareve? Çfarë do të thotë njënashmëri? Jeni pro procesit të primareve dhe çfarë propozoni ju?:
Bardhi:Nuk kam ndërmend të bëj bisedime para kamerave.Sot kam shkëmbyer disa mendime me Palokën për të gjetur 1 rrugë si bashkëpunojnë demokratët. Kur flas për njëanshmëri, flas për pozicione të ngurta të secilës palë. Nëse secila palë qëndron e ngurtë në pozicionin e vet, bashkëpunimi minohet. Nëse kemi hyrë në mënyrë të qetë në proces, nuk duhet t2ë minojmë dialgoun.
Pyetje: Pse qëndrojnë të ngurtë?
Bardhi:Nuk kam ndjekur procesin e Berishës. Ajo që po them është e qartë për anëtarët e PD, për demokratët e qytetarët që duan të sjellin ndryshimin në zgjedhjet e ardhshme vendore. Duhet të krijohet një moment bashkëpunimi i sinqertë për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues.
Pyetje: Pse nuk i bëtë negociatat në selinë e PD?
Bardhi:Se takimi ishte informal. Kafe pune mes kolegëve të mandatuar për të eksploruar mundësinë e bashkimit mes demokratëve.
Deputetja Grida Duma ka folur pas takimit të grupit parlamentar të PD duke thënë se fryma e mbledhjes ishte pozitive dhe ka optimizëm për negociatat e bashkimit të PD.
“Mendoj se ka shumë gjasa, unë nuk dua të flas më si palë, fryma e bisedës ka qenë krejtësisht e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët që kanë përfaqësuar këtë tryezë. Fryma me të cilën lashë mbledhjen është e sinqertë. Mënyra se si do të shkohet drejt këtyre primareve është duke u diskutuar në çdo moment. Fakti që kanë nisur diskutimet unë e quaj një lajm të mirë. Fryma është për të gjetur të gjitha elementët që mund të na çojnë drejt bashkimit. Ajo që më vlen është diskutimi i vërtetë. Sot diskutimi është nëse ajo që bën me veten grupi parlamentar i PD con në shkrirjen dhe krijimin e të njëjtës bashkësi reale në strukturat e PD. Të gjitha simbolikat ku u takuam e si u takuam se sa kur diskutojmë me mbështetësit, të jenë të vërteta, jo prapaskena”, tha Duma.
E pyetur nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku nëse i cilëson pengesë apo përpjekje primaret që ka nisur Berisha, Duma u shpreh se e mbështet por thekson se duhet bërë kujdes me listat.
“Mos gabohem, diskutimi është që kemi ditët përpara para atij mmomenti për të nisur primaret. Jam për primare të vërteta të thella. Që diskutojmë për primare para partive të tjera politike, kam krenari. Sa thellë do të maksimizojnë, varet te ne. Listat duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Gara duhet të jetë reale. Fryma e mbledhjes ishte e mirë dhe ka optimizëm që të dilet me 1 kandidat”, tha Duma.
hahahahaahhaah kaq posht paskeni ren o te mjere e keni pare ndonjehere veten ne pasqyre
Përgjigjuloqe kavaje thot populli per mendet tuaja
Përgjigjujuve te pd qe te jepni njeher mend bashkohuni bashk ne rradh te pare
Përgjigjuku i keni keto mend kaq te ndritura o pallosha
Përgjigju