Negociatat për 'Zgjedhoren', Rama: Kërkuam që teknologjia të futej si projekt pilot që në 2019, por opozita iku (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se reformën zgjedhore mund ta kishin votuar në parlament që në dhjetor të vitit të kaluar, por pritën për ta miratuar me konsensus edhe pse në shumë vende kjo gjë nuk ndodh. "Do të fokusohem te dy cështje, aktualiteti politik dhe qytetar. Reforma zgjedhore dhe për rastin e dhunimit të të miturës që ka prekur thellë ndenjat e njerëzve të këtij vendi, të të gjithëve ne. Po e nis me reformën zgjedhore, jo nga rëndësia, por besoj se mes këtyre dy cështjeve, pika duhet vënë tek e dyta sepse shkon përtej debatit të përditshëm dhe të zakonshëm dhe ngre disa shqetësime serioze.

Pa dashur që të bëj histori të gjatë, sjell në kujtesën tuaj, se pas zgjedhjeve të 2017 ne jemi angazhuar publikisht që të adresojmë me synimin e vënies në jetë të zgjedhjeve të cështjes së elektronikës dhe nëse duam kolegët që sot janë jashtë sallës të angazhoheshin sepse sistemi kërkon kohën e vet për t'u vënë në përdorim dhe këtu kujtoj që asnjëherë në asnjë rast dhe në të gjitha herët kur është pyetur nga ana jonë, palët politike në vend, ODHIR nuk ka qenë entuziast për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje, e shikon me skepticizëm nuk e inkurajon për integritetin dhe transparencën për një mijë e një arsye, për kërcënimet potenciale, vende si Gjermania e konsiderojnë si anti-kushtetuese dhe porosit që të futet me faza dhe jo e gjitha menjëherë.

Synimi ishte të hiqnim një alibi të opozitës dhe t'i jepnim një mundësi të gjithëve atyre që ta kishin në dispozicion edhe teknologjinë prandaj kemi bërë një studim që kam folur edhe publikisht, prandaj kemi angazhuar një proces të tërë ekspertimimi konkret, duke krijuar në selinë e PS-së qendra votimi për të parë reagimin ndaj teknologjisë dhe për të pasur një ide të qartë, si dhe sa mund të përdoret dhe nga gjithë puna, kemi arritur që futja e teknologjisë në një sistem ofline për të mos lejuar penetrime dhe hakerime që mund të shkatërrojnë procesin është e mundur dhe mund të sjellë lehtësira jo të vogla në raport me nevojat që kemi dhe kështu ne bëmë të gjithë përpjekjen tonë, që të fillonim me zgjedhjet lokale me 1 projekt pilot ku të mund të shihnim konkretisht rezultatin dhe të nxirrnim konkluzionin dhe shtrirjen e sistemit.

Nuk ndodhi, pasi axhenda e opozitës ishte dhe mbetet tjetër dhe ndërkohë koha vrapi. Jemi në metrat e fundit para një vendimi me rëndësi në Bruksel ka një të mirë kjo e keqe që tregon se pavarësisht se ne mund ta bënim në mënyrë të njëanshme, mund të gjenim votat në këtë parlament pa pritur asnjë lloj konsensusi apo autorizimi nga ata që e braktisën. Ne nuk e bëmë dhe i shtymë afatet duke e konsideruar të rëndësishme ezaurimin e të gjitha mjeteve. Në shumë vende reformat elektorale nuk bëhen me konsensus, kush ka votat e bën atë që është më e arsyeshme" tha ai.


Lajmi kryesor:

Opozita bllokon depolitizimin! Rama: Për fat të keq i pamundur! PD-së i lamë në dorë teknologjinë, presim ku do ta çojë topin Basha


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja