Opozita bllokon depolitizimin! Rama: Për fat të keq i pamundur! PD-së i lamë në dorë teknologjinë, presim ku do ta çojë topin Basha

TIRANE-Komisionet zgjedhore janë problemi i zgjedhjeve në Shqipëri prej 30 vitesh, ndërsa për fat të keq ende pritet që të vijojë, pasi Partia Demokratike nuk pranon depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore, ashtu sikur e kërkon OSBE/ODIHR. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ditën e sotme në seancë plenare nga foltorja e Kuvendit. Kreu i qeverisë u shpreh se nuk do ta thotë mendimin e tij deri kur vendosë Lulzim Basha se cfarë do të bëjë me topin, që ka në fushën e tij prej mbrëmjes së djeshme, ku ambasadorja amerikane i kërkoi që të firmosë paktin.

Por cfarë i ndan konkretisht palët dhe cfarë është arritur deri tani? Këtyre pyetjeve u dha përgjigje Edi Rama. Shumica socialiste ka pranuar kërkesën e PD-së që identifikimi biometrik të bëhet në të gjithë vendin, por këtë detyrë ia ka ngarkuar PD-së duke i lënë përgjegjësinë totale për drejtimin e të gjithë procesit. Edi Rama deklaroi se i ka lënë dorë të lirë PD-së, që të zgjedhë zv/ kryetarin e KQZ cilin të dojë me mandatin ekskluziv që të merret vetëm me implementimin e teknologjisë në zgjedhje edhe pse ai, ashtu si OSBE-ja janë shumë skeptikë për kohën dhe arsye të tjera. 

"Identifikimi është një tjetër pikë. Nga momenti i firmosjes së kontratës deri në realizim duhen së paku 6 muaj, sot jemi shumë vonë, jemi qershor, por le ta zënë se do të miratohet në fund të qershorit, do të duhet të votohet gjithë struktura e KQZ-së së re, që është komplet model tjetër, do të marrë gjithë korrikun. Ja do u duhet atyre 40 ditë që është shumë pak për të përgatitur të gjithë studimin. Tetor-nëntor tenderi ndërkombëtar, 30 ditë ankimet, në janar kontrata, në shkurt fillon puna për sistemin, prill-maj do të bëhen zgjedhjet. Por nuk ka problem, ne e pranojmë që të bëhet 100% nëse arrihet dhe të hyjë për aq sa arrihet, pjesa tjetër me tradicionalen dhe PD-ja ta gjejë një njeri vetë, ta zgjedhë brenda në një nga dhomat e SHQUP-it, nuk na intereson, ta vendosë me votën tonë, tuajën e dini vetë, ta vendosë atje zv/kryetar të KQZ me mandatin ekskluziv që të merret me teknologjinë, që të mos thonë jo tenderi këtu jo ashtu. Ta bëjnë vetë, nëse arrijnë ta bëjnë ne jemi OK. Një ekspert ndërkombëtar. Ne nuk duam të hyjmë fare, ta bëjnë vetë, ta marrin dhe ta bëjnë vetë elektronikën. Nëse ka certifikimin ndërkombëtar ne jemi OK" tha Rama.

E ndërsa kjo është zgjidhur, çështja që ndan palët mbetet depolitizimi i administratës zgjedhore. Shumica është e vendosur dhe kërkon që të zbatohet rekomandim i OSBE-së për depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore, por opozita e kundërshton. Sipas selisë blu, administrata është politike, por Edi Rama u shpreh se nga 9 mijë nëpunës që ka ekzekutivi qendror, 67% e tyre janë emëruar përpara 2013, kur erdhi në pushtet. Madje ai propozon që i gjithë procesi për trajnimin e komisionerëve nga administrata që do të aplikojnë të drejtohet nga zv. kryetari i KQZ-së, zgjedhur nga selia blu. Por për fat të keq, Rama tha se depolitizimi i komisioneve duket mision i pamundur.

"Arsyeja kryesore e sherreve janë komisionet, kush identifikon dhe kush numëron. OSBE kërkon depolitizim të komisioneve. Si nuk e bëka populli shqiptar, që të vendosë në komisione njerëz që nuk vijnë si të partive, por në shërbim të këtij procesi. Edhe sot që flasim duket mision i pamundur për fat të keq. Ne e kemi thënë depolitizimi i komisioneve është i domosdoshëm. Kemi thënë që cdo parti dhe individ të nxisë njerëzit që të hyjnë në administratën zgjedhore, me formulën 3 komisionerë civilë për cdo qendër. 3 nga këta në tavolinë, në cdo qendër të ketë kamera dhe shumica dhe opozita që duhet ta gjejmë kush është (i referohet asaj në Kuvend dhe PD-LSI), kanë nga dy monitorë specialë nga fillimi në fund, nuk kanë të drejtë të prekin regjistra por mund të shkruajnë për cdo gjë që shohin keq dhe nëse kërkesa e tyre është e drejtë këta të tjerët të penalizohen. Po tani cfarë duan?".

Një përgjigje Edi Rama e kishte edhe për ata që akuzojnë PS-në se tradhtoi emigrantët për cështjen e votës. "Dhe fundit që kam vota e emigrantëve, pashë emigrantë që i kemi këtu në Tiranë, që thanë duam votën. Ne nuk jemi karagjozë të mashtrojmë emigrantët. Ne e kemi vendosur në draft që KQZ merr detyrën ta realizojë, por është sistem dhe jo kur të vjen në fund veza" tha Rama. Kryeministri foli edhe për rolin e ambasadorëve në proces, duke deklaruar se nuk ishte ai që e kërkoi një gjë të tillë duke e cilësuar si fatkeqësi, që për cështje të tilla të brendshme nuk u morën vesh vetë me njëri tjetrin. Ai tha se Bashkimi Europian për herë të parë ndërhyn në politikën e brendshme të një shteti për një sistem Kod Zgjedhor, ndërsa e cilësoi politikën shqiptare në stad adoleshenti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:52
'Topin për 'Zgjedhoren' e ka Basha'! Rama: Po presim ku do ta çojë...apo do ta mbajë poshtë fanellës (VIDEO)

Duke iu referuar deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim mbrëmjen e djeshme se topi tani është në fushën e Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do ta thotë mendimin e tij pa pritur ku do ta çojë lideri demokrat topin.

"Nuk e di si mendoni ju unë kam mendimin tim që nuk do ta them, le të presim ata që kanë topin të thonë se ku do të çojnë topin, do e nxjerrin nga stadiumi, do e kapin apo do të thonë topin e kam unë penalltinë do ta gjuaj unë.

Po ti referohemi bibliotekës së fëmijëve në Kamëz, topi nuk do të gjuhet por do të mbahet poshtë fanellës. Nuk e dimë si do të shkojë procesi, ajo që dimë është që ne nuk e kemi harruar që ka edhe një opozitë tjetër këtu dhe procesi do të vazhdojë duke ndarë draftin e marrëveshjes me ju" tha Rama.

Ora 13:42
Rama: Depolitizimi për fat të keq i pamundur! Ja propozimi ekskluziv që i bëmë PD-së për identifikimin biometrik (VIDEO)

Kryeministri Rama akuzoi opozitën jashtëparlamentare se po mban peng reformën zgjedhore dhe tha se për herë të parë BE-ja po ndërhyn në çështjet e brendshme. Rama tha se depolitizimi i administratës zgjedhore është mision i pamundur dhe se PS-ja bie dakord me shtrirjen e teknologjisë në zgjedhje.

"Arsyeja kryesore e sherreve janë komisionet, kush identifikon dhe kush numëron. OSBE kërkon depolitizim të komisioneve. Si nuk e bëka populli shqiptar, që të vendosë në komisione njerëz që nuk vijnë si të partive, por në shërbim të këtij procesi. Edhe sot që flasim duket mision i pamundur për fat të keq.

Ne e kemi thënë depolitizimi i komisioneve është i domosdoshëm. Identifikimi është një tjetër pikë. Nga momenti i firmosjes së kontratës deri në realizim duhen së paku 6 muaj, sot jemi shumë vonë, jemi qershor, por le ta zënë se do të miratohet në fund të qershorit, do të duhet të votohet gjithë struktura e KQZ-së së re, që është komplet model tjetër, do të marrë gjithë korrikun. Ja do u duhet atyre 40 ditë që është shumë pak për të përgatitur të gjithë studimin.

Tetor-nëntor tenderi ndërkombëtar, 30 ditë ankimet, në janar kontrata, në shkurt fillon puna për sistemin, prill-maj do të bëhen zgjedhjet. Por nuk ka problem, ne e pranojmë që të bëhet 100% nëse arrihet dhe të hyjë për aq sa arrihet, pjesa tjetër me tradicionalen dhe PD-ja ta gjejë një njeri vetë, ta zgjedhë brenda në një nga dhomat e SHQUP-it, nuk na intereson, ta vendosë me votën tonë, tuajën e dini vetë, ta vendosë atje zv/kryetar të KQZ me mandatin ekskluziv që të merret me teknologjinë, që të mos thonë jo tenderi këtu jo ashtu.

Ta bëjnë vetë, nëse arrijnë ta bëjnë ne jemi OK. Një ekspert ndërkombëtar. Ne nuk duam të hyjmë fare, ta bëjnë vetë, ta marrin dhe ta bëjnë vetë elektronikën. Nëse ka certifikimin ndërkombëtar ne jemi OK. Administrata është politike?!!! Ou!!! Po u jap një shifër nën ekzekutivin qendror ka 9 mijë nëpunës civil, 67% janë përpara 2013.

Kemi thënë që cdo parti dhe individ të nxisë njerëzit që të hyjnë në administratë, me formulën 3 komisionerë civilë për cdo qendër. Të shkojnë të regjistrohen dhe trajtohen, dhe për trajnimet ti ndjekë, ky zv. kryetari dhe në fund të hidhet shorti për cdo qark. Është vendosur detyruese për administratën, kujt i del emri të shkojë te qendra, shorti 48 orë përpara. Ama nuk u paraqite, hiqesh nga puna dhe e humbet për të hyrë në punë shteti për të gjithë jetën, pa llogarit faktin që po u kape me ndonjë gjë shkon në burg.

I kemi thënë 3 nga këta në tavolinë, në cdo qendër kamera dhe shumica dhe opozita që duhet ta gjejmë kush është, kanë nga dy monitorë specialë nga fillimi në fund, nuk kanë të drejtë të prekin regjistra por mund të shkruajnë për cdo gjë që shohin keq dhe nëse kërkesa e tyre është e drejtë këta të tjerët të penalizohen. Po tani cfarë duan? Dhe fundit që kam vota e emigrantëve, pashë emigrantë që i kemi këtu në Tiranë, që thanë duam votën. Nuk jemi karagjozë të mashtrojmë emigrantët. Ne e kemi vendosur në draft që KQZ merr detyrën ta realizojë, por është sistem jo kur të vjen në fund veza" tha Rama,

Ora 13:34
Rama: Politika shqiptare në stad adoleshenti, hera e parë që BE ndërhyn në politikën e brendshme të një shteti (VIDEO)

Bashkimi Europian për herë të parë ndërhyn në politikën e brendshme të një shteti për një sistem Kod Zgjedhor. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama sot në parlament, ndërsa e cilësoi politikën shqiptare në stad adoleshenti. Edi Rama sqaroi se nuk kishte qenë ai që i kërkoi ambasadorët në tryezë, por Partia Demokratike.

"BE përherë të parë ndërhyn në politikën e brendshme për një sistem apo Kod zgjedhor. Kjo falë të gjithë baltës dhe sherrit nga pala që nuk është këtu sot duke përdorur lidhjet e saj. Në draftin e Bundestagut gjerman dhe pastaj të përfshirë nga KE, në variantin e parë ishte konsensus dhe është hequr pikërisht për të mos lejuar asnjë palë që të marrë peng zgjidhjen dhe është vendosur një korrnizë të qartë, ku palët nuk mund të dalin nëse nuk duan të dalin për vullnetin e tyre, asnjëra nuk mund të detyrojë tjetrën për të mos dalë nga rekomandimet e OSBE-së. Në draftin e Bundestagut thuhej një reformë mbi bazën e rekomandimeve të OSBE-së, miratuar në parlament. Kjo bazë votohej në parlament kur dikush tenton ta bllokojë jashtë parlamentit. Ne preferuam që të durojmë.

Edhe pse puna e bërë me ekspertët ishte evauruese në raport me rekomandimet, ne nuk erdhëm në fund të vitit të shkuar në parlament për ta votuar, pasi e konsideruam më të rëndësishme që të prisnim për konsensusin, një shpresë që nuk e kam pasur asnjëherë, dhe unë e di pse, sikur e dimë shumica e shqiptarëve. Megjithatë preferuam që të presim, pastaj u vendos afati 31 maji, por nuk solli rezultat. Më vjen shumë keq që në vitin 2020, politika shqiptarë ka nevojë akoma për ambasadorë që të hyjnë në mes, që të bëjnë përkthyesin shqip shqip për të lehtësuar procesin e komunikimit.

Kjo është një gjë që tregon stadin adoleshent, të politikës shqiptare dhe të liderëve që nuk kanë kurajon që për gjëra që janë në interes të përbashkët për vendin. Një fatkeqësi që tregon shumë dhe nuk i kam kërkuar unë ambasadorët dhe nuk i kërkoj unë ambasadorët, por duke qenë se të tjerët e kishin të pamundur për të shmëbyer opinionit. Ne e pranuam dhe u jam mirënjohës ambasadorëve, që bëjnë arbitrin, ping pong. Mbetet me vlerë fakti që diskutimet bëhen me dëshmitarë dhe kur të tjerët, që marrin email".

Ora 13:30
Negociatat për 'Zgjedhoren', Rama: Kërkuam që teknologjia të futej si projekt pilot që në 2019, por opozita iku (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se reformën zgjedhore mund ta kishin votuar në parlament që në dhjetor të vitit të kaluar, por pritën për ta miratuar me konsensus edhe pse në shumë vende kjo gjë nuk ndodh. "Do të fokusohem te dy cështje, aktualiteti politik dhe qytetar. Reforma zgjedhore dhe për rastin e dhunimit të të miturës që ka prekur thellë ndenjat e njerëzve të këtij vendi, të të gjithëve ne. Po e nis me reformën zgjedhore, jo nga rëndësia, por besoj se mes këtyre dy cështjeve, pika duhet vënë tek e dyta sepse shkon përtej debatit të përditshëm dhe të zakonshëm dhe ngre disa shqetësime serioze.

Pa dashur që të bëj histori të gjatë, sjell në kujtesën tuaj, se pas zgjedhjeve të 2017 ne jemi angazhuar publikisht që të adresojmë me synimin e vënies në jetë të zgjedhjeve të cështjes së elektronikës dhe nëse duam kolegët që sot janë jashtë sallës të angazhoheshin sepse sistemi kërkon kohën e vet për t'u vënë në përdorim dhe këtu kujtoj që asnjëherë në asnjë rast dhe në të gjitha herët kur është pyetur nga ana jonë, palët politike në vend, ODHIR nuk ka qenë entuziast për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje, e shikon me skepticizëm nuk e inkurajon për integritetin dhe transparencën për një mijë e një arsye, për kërcënimet potenciale, vende si Gjermania e konsiderojnë si anti-kushtetuese dhe porosit që të futet me faza dhe jo e gjitha menjëherë.

Synimi ishte të hiqnim një alibi të opozitës dhe t'i jepnim një mundësi të gjithëve atyre që ta kishin në dispozicion edhe teknologjinë prandaj kemi bërë një studim që kam folur edhe publikisht, prandaj kemi angazhuar një proces të tërë ekspertimimi konkret, duke krijuar në selinë e PS-së qendra votimi për të parë reagimin ndaj teknologjisë dhe për të pasur një ide të qartë, si dhe sa mund të përdoret dhe nga gjithë puna, kemi arritur që futja e teknologjisë në një sistem ofline për të mos lejuar penetrime dhe hakerime që mund të shkatërrojnë procesin është e mundur dhe mund të sjellë lehtësira jo të vogla në raport me nevojat që kemi dhe kështu ne bëmë të gjithë përpjekjen tonë, që të fillonim me zgjedhjet lokale me 1 projekt pilot ku të mund të shihnim konkretisht rezultatin dhe të nxirrnim konkluzionin dhe shtrirjen e sistemit.

Nuk ndodhi, pasi axhenda e opozitës ishte dhe mbetet tjetër dhe ndërkohë koha vrapi. Jemi në metrat e fundit para një vendimi me rëndësi në Bruksel ka një të mirë kjo e keqe që tregon se pavarësisht se ne mund ta bënim në mënyrë të njëanshme, mund të gjenim votat në këtë parlament pa pritur asnjë lloj konsensusi apo autorizimi nga ata që e braktisën. Ne nuk e bëmë dhe i shtymë afatet duke e konsideruar të rëndësishme ezaurimin e të gjitha mjeteve. Në shumë vende reformat elektorale nuk bëhen me konsensus, kush ka votat e bën atë që është më e arsyeshme" tha ai.

Ora 12:56
'Zgjedhorja'/ Murrizi apel ambasadorëve: Këta s'e prishin pazarin, mos humbni kohë, sillni një ligj nga BE (VIDEO)

Kryetari i grupit Demokrat në parlament Myslim Murrizi u kërkoi ambasadorëve që po drejtojnë procesin e negociatave për Reformën Zgjedhore që të mos humbasin kohë, por të sjellin një ligj nga vendet e tyre.

"Të marrin një ligj nga 28 vendet, ambasadorët nuk kanë nevojë të gëzohen dhe harxhojnë kohë me tre gjenetikisht pasardhës të komunizmit, por mjafton të sjellin një ligj nga vendet e tyre dhe ta votojmë. Ata kërkojnë që këta pazarlinjtë të prishin pazarin, jo, jo nuk e prishin. Edhe arnimet janë demadogji. Të shkojmë drejt sovranit" tha ai.

Ora 12:51
Maliqi sulmon ndërkombëtarët për 'Zgjedhoren' dhe bën thirrje për mosbindje: Mos iu hapni dyert policëve (VIDEO)

Deputeti Lefter Maliqi sulmoi ndërkombëtarët nga foltorja e Kuvendit, që i akuzoi se me atë që po bëjnë me reformën zgjedhore nuk po mbrojnë interesat e popullit shqiptar. Gjithashtu ai bëri thirrje për mosbindje ndaj policisë.

"I bëj thirrje popullit, mos hapni dyert kur t'ju vijnë policët pa numër identifikimi, pasi kemi parë kriminelë që kanë vrarë njerëz.

Prandaj një ditë do të përgjigjeni për këtë. Mos kujtoni se do të keni mbështetje. Edhe këtë reformë në drejtësi që kapët dhe shkatërruat. Nuk po vendoset drejtësi. Edhe reformën zgjedhore po e shikojmë si po bëhet.

Ndërkombëtarët nuk kanë ndërmend të mbrojnë interesat e popullit shqiptar" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Basha: 04/06/2020 23:09

    Do ta coje topin ne gopin e nenes vet.

    Përgjigju
  • Tomorro: 04/06/2020 17:38

    O debili Maliqi je bere tellall e kush nuk ta var

    Përgjigju
  • nik: 04/06/2020 17:27

    Fajin e ka populli qe i voton ce 30 vjet. esht e kollajt te fajsosh tjetrin por duhet te jemi realist. PD esht e drejtuar drejtperdrejt nga sali berisha. Populli po ja ben vetes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)