Burimet zyrtare brenda selisë rozë, të cilat u referohet gazeta print Shqiptarja.com bëjnë me dije se që tani kanë nisur përgatitjet për draftimin e kësaj marrëveshjeje e cila do të jetë fryt i bisedimeve jo vetëm të kreut të PS Edi Rama me krerët e partive aleate por dhe fryt i konsultimeve me krerët e partive në rrethe, që do të përballojnë implementimin e kësaj marrëveshje në bazë, pikërisht aty ku bëhet thirrje për votën.
Kështu, kreu socialist Rama do të mbledhë nesër në selinë e Partisë Socialiste krerët socialistë të rretheve për të diskutuar në lidhje me koalicionin dhe punën me aleatët. Pastaj do të ketë takime nominale me krerët aleatë. Marrëveshja do t'i ofrohet Gjinushit, Milos, Koçit, Ngjelës, Metes, Dules e Ndokës. S'parjashtohen Topi, Meta e Spahiu
Lexoni shkrimin e plote te gazetes Shqiptarja.com Lexo gazeten