Negociatat/ Miqtë e huaj urojnë shqiptarët, BE-OSBE: Hapet kapitull i ri! Gjermanët e CDU/CSU: Nuk harrojmë kriteret

Negociatat/ Miqtë e huaj urojnë shqiptarët, BE-OSBE: Hapet kapitull i ri! Gjermanët e CDU/CSU: Nuk harrojmë kriteret

Foto ilustruese

Miqtë e huaj të Shqipërisë përshëndesin dhe urojnë shqiptarët për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, e ka konsideruar këtë ditë si tregues i angazhimit të unionit që vendet e Ballkanit perëndimor të jenë pjesë e familjes evropiane. Të njëjtin mesazh ka shpërndarë edhe delegacioni i BE-së në Tiranë.

OSBE në Shqipëri e ka cilësuar ditën e sotme si një kapitull  të ri të Shqipërisë i shumëpritur dhe i merituar. CDU-CSU në Gjermani kanë përshëndetur çeljen e negociatave, duke e cilësuar si përparim shpresëdhënës për rrugën drejt BE por paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë lëshim për kriteret.

Një urim të veçantë e kishte edhe ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca.

“Shumë të lumtur për të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe miqtë që e shohin Evropën si destinacionin e tyre natyror”, shkroi ndër të tjera ai.

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uroi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe u bëri thirrje shteteve anëtare urgjentisht të hipin udhën për lirimin e vizave.

Tashmë në të njëjtin stad në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, Presidenti i Malit të Zi gjithashtu ka uruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale çeljen e negociatave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:38
Presidenti i Malit të Zi: Një hap pranë familjes evropiane

1658234331_MiloDukanoviclasconfittadellultimoredelMontenegro.jpg

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se hapja e negociatave me Tiranën e Shkupit është një lajm i mirë për rajonin dhe Evropën.

“Një hap më pranë familjes evropiane për Ballkanin Perëndimor”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

Ora 14:08
Vjosa Osmani: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! U bëjmë thirrje shteteve anëtare urgjentisht për lirimin e vizave

1656934904_105536.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shqipërië dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave në BE. Ajo u ka bërë thirrje shteteve anëtgare të zbatojnë urgjentisht vendimin e vonuar për lirimin e vizave.

'Urime Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut për një hap më afër BE-së. Në këtë kohë vendimtare, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të BB është një domosdoshmëri! Ne u bëjmë thirrje shteteve anëtare që urgjentisht të zbatojnë vendimin e vonuar për lirimin e vizave. për qytetarët tanë.'- shkroi ajo.

Ora 10:19
Çelja e negociatave, OSBE: Një kapitull i shumëpritur dhe i merituar nga shqiptarët hapet sot

OSBE në Shqipëri e ka cilësuar ditën e sotme si një kapitull  të ri të Shqipërisë i shumëpritur dhe i merituar.

'Një kapitull i ri i shumëpritur nga shqiptarët dhe i merituar hapet sot.

@OSBE

Prezenca do të mbetet një partner i vendosur i vendit në arritjen e objektivave të reformës prioritare.'- shkruhet në postim. 

Ora 10:11
Negociatat në Bruksel, Varhelyi: Prioriteti ynë, Ballkani Perëndimor! Sot po bëjmë një hap të madh

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi në një postim në Tëitter ka ndarë një postim në Tëitter lidhur me hapjen e negociatave të vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

Oliver Varhelyi ka vijuar shkimin e tij duke shprehur përkushtimin nga ana e tyre për të sjellë githë rajonin e Ballkanit Perëndimor në BE.

'Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në ndryshimin e mjedisit gjeopolitik, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë të gjithë rajonin në BE. Sot ne po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi. '- shkroi Varhelyi.

Ora 10:06
Negociatat/ CDU-CSU: Përparim shpresëdhënës për rrugën drejt BE, asnjë lëshim për kriteret

1658217901_page.jpg

CDU-CSU në Gjermani kanë përshëndetur cceljen e negociatave me Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me miratimin e Maqedonisë se Veriut dhe me negociatat qe priten te ndodhin për anëtarësimin ne BE nënkryetari  dr. Johann Ëadephul, i cili është gjithashtu kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor brenda grupit parlamentar, dhe Gunther Krichbaum, zëdhënës për politikën europiane deklarojnë:

Johann Wadephul: “Negociatat për anëtarësimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë priten te ndodhin tani afër. Ky është një hap historik drejt rrugës se integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE. Negociatat duhet të fillojnë tani shpejt në mënyrë që më në fund të ndezin një dinamikë të re pozitive. Deputetët e parlamentit të Maqedonisë së Veriut kanë treguar largpamësi. Ata janë shprehur pro një propozimi kompromisi nga Franca që po kërkon shumë prej tyre. Por kjo hap derën për në BE. Mbetet për të shpresuar se ky hap është gjithashtu mënyra për të promovuar bashkëjetesën multietnike në të gjithë rajonin dhe për të ulur tensionet. Megjithatë, duhet të jetë po aq e qartë se ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim ndaj kritereve të anëtarësimit. Për Shqipërinë në veçanti, Bundestagu ka formuluar kritere të qarta për pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shtypit. Këto kritere ende nuk janë përmbushur. Pres që qeveria e Edi Ramës t'i zbatojë këto reforma me guxim dhe qe BE-ja të kërkojë permbushjen e tyre gjatë bisedimeve."

Gunther Krichbaum: "Marrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për një plan pune për fillimin e negociatave të anetaresimit të Maqedonisë së Veriut në BE jep arsye për shpresë. Bashkimi Europian tani duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të mund të fillojnë pa vonesë. Pres që qeveria bullgare të mos vendosë pengesa të tjera në rrugën e këtyre negociatave dhe përfundimisht ti jape fund lojerave te tyre të motivuara thjesht nga politka e brendshme, të cilat bien ndesh me frymën europiane. Por Maqedonisë së Veriut i kërkohet gjithashtu si Shqiperise të vazhdojne perpjekjet. Partitë demokratike në Shkup duhet të vazhdojnë fuqishem rrugën europiane ”.

Ora 09:33
Ish-ambasadori i BE-së, Soreca: Moment historik, jam shumë i lumtur për Shqipërinë

1634571138_soreca.jpg

Ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca ka reaguar për çeljen e negociatave.

‘Sot është një moment historik për Shqipërinë dhe për BE! Më në fund ka ardhur koha që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj drejt bërjes një Shtet Anëtar i BE-së. Shumë të lumtur për të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe miqtë që e shohin Europën si destinacionin e tyre natyror. E ardhmja është së bashku!’- shkruan Soreca.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot