16 vite nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, 8 vite nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe disa vite pritje, ndonjëherë edhe pa meritë, Shqipëria ndërmerr sot hapin e madh! Më në fund nisin bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, vrapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë. 

Me duartrokitje u përcoll momenti historik i çeljes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej. 

Në konferencën e parë ndërqeveritare me vendet anëtare, mbajtur në Bruksel, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian është fati i shqiptarëve, teksa këtë moment, e cilësoi fillimin për transformimin e vendit. Hapjen e negociatave e quan tërësisht të merituar, e për ta vërtetuar këtë, bëri një paralelizëm mes drejtësisë së vjetër e asaj të re. Komisioneri për Politikën e jashtme në Bashkimin Evropian, Joseph Borrel tha se me Shqipërinë, Europa do të plotësojë vetveten.

Për Komisionerin e Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi me hapjen e negociatave, do të nisë një proces i gjatë transformues ku do të kërkohet konsensus politik. Përfaqësimit të Shqipërisë në konferencën e parë ndërqeveritare i mungoi opozita. Rama tha ai ‘nuk e di kush është kush’.

Çelja e negociatave i parapriu një konference nga kryeministri Edi Rama, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kryeministri i Çekisë Petr Fjala, Kryeministër i Çekisë dhe Kryeministër i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Rama tha se kjo ditë vjen falë jo dorëzimit të popullit shqiptar për ëndrrën evropiane.

Pas mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, Rama, Eurokomisioneri Oliver Varhelyi dhe ministri i Jashtëm çek iu përgjigjën interesit të medias. Varhelyi tha se negociatat e Shqipërisë me BE-në do të kenë një natyrë transformuese që do të ndikojnë në jetën e përditshme të shqiptarëve.

Çeljen e negociatave e përshëndeti presidenti Ilir Meta, si edhe nga opozita, ku më kritiku ishte Sali Berisha i cili tha se me udhëheqjen e Edi Ramës Shqipëria nuk anëtarësohet dot në BE. Për këtë ditë historike nuk munguan urimet as nga partnerët ndërkombëtarë, ku një mesazh i veçantë edhe nga vetë presidenti i SHBA, Joe Biden.

Delegacioni i Shqipërisë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE përbehet nga 25 figura të qeverisë e të administratës që janë kyç në procesin e integrimit. Delegacioni kryesohet Kryeministri Edi Rama, dhe përbëhet nga figura kryesore shefja e diplomacisë Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, si dhe zv.min. e drejtorët që merren me çështjen e negociatave. Kryeministri Rama në një shënim në rrjetet sociale shkruan se është krenari për vendin që sot Shqipëria të ulet në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar. Ndërsa delegacioni i BE do të kryesohet nga Kryeministri i Çekisë, si vendi që ka presidencën e radhës së BE, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Borrel dhe Komisioneri për zgjerimin Varhelyi.

Vendimi për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, u mor ditën e shtunë, pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut prej kohësh, kishin mospajtime për çështjen e gjuhës, të identitetit dhe të së kaluarës historike, që bllokuan integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe të Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Shkrepje nga një ditë historike, Rama publikon fotogalerinë e çeljes së negociatave

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografitë nga mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare që do të cojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE pas disa vitesh pritje.

Në pamje duket momenti kur kryeministri Rama së bashku me homologun e Maqedonisë së Veriut bashkojnë duart me presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe kryeministrin e Republikës së Çekisë Petr Fiala, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së.

Fotoalbumin e ka shoqëruar me shkrimin: “Një dite historike”.

Ora 12:57
VIDEOLAJM/ ‘Momenti nisi tani’, duartrokitja e gjatë që çeli negociatat pas vitesh pritjeje

 

Në përfundim të fjalës së Kryeministrit Rama në mbajtjen e Konferencës e Parë Ndërqeveritare një duartrokitje e gjatë e të gjithë të pranishmëve ishte momenti që simbolikisht u duk sikur nisi kapitullin e fundit të rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Jan Lipavsky, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, fund të Konferencës Ndërqeveritare tha: ‘Në këtë slide mund të shënojmë hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Momenti nisi tani’. Dhe duartrokitjet nisën.

Ora 12:29
Batuta e Ramës: S’e kisha menduar kurrë se do të gjeja lumturinë në këtë godinë! Ju keni nevojë për ne po aq sa ne për ju

 

I vetëdijshëm për sfidat, jo vetëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri Rama e kishte edhe një mesazh për BE.

“Ne nuk kemi kurrë më të vetëdijshëm për sfidat, për ne dhe për projektin në tërësi. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Evropian. Kjo është koha për një epokë të re. Ne jemi këtu për t’iu kujtuar qytetarëve tuaj pse kjo ka rëndësi edhe për qytetarët tuaj dhe për Evropian.  “Lufta drejt lartësive mjafton për të përmbushur lumturinë e njeriut”. Sot unë jam I lumtur. Zemrat e njerëzve janë të lumtur. Asnjëherë nuk kisha menduar që në këtë ndërtesa do të shikoja kaq njerëz të lumtur. Ne një ditë do të kemi sukses të arrijmë majën e malit dhe nuk do të jemi të detyruar të zbresim sërish”, tha Rama.

Ora 12:25
Rama: Duam të bëhemi kampion në shërbimet digjitale! Po përballemi me një sulm kibernetik nga një vend armik i BE-së

Në fjalën e tij në konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në, kryeministri Edi Rama renditi edhe synimet që ka vendi, pas çeljes së negociatave. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria synon që të bëhet kampione sa i përket shërbimeve digjitale.

‘Do vazhdojmë të luajmë një rol kyç duke mbetur aktiv në ndërtimin e paqes afatagjatë të kontinentin tonë. Një hapësirë e shtuar për të projektuar një të ardhme Europiane. Pavarësisht zhgënjimeve tona, BE nuk është thjesht një projekt që do të përfundojë një ditë, por ka dhënë shumë dimensione. Qëllimi ynë është të rrisim konkurencën tonë, të ndërtojmë një shoqëri të drejtë. Në këto kohë sfiduese Shqipëria po kthehet në destinacion për burime të reja energjie. Diversfikimi i energjisë është qëllimi ynë kryesor. Ne kemi shtuar përpjekjet për të siguruar një integrim të plotë në politikën e përbashkët të BE-së për sektorin e bujqësisë. Do të angazhohemi për sigurinë rrugore. Duam të bëhemi kampion digjital për epokën dixhitale. Teksa flasim po luftojmë kundrejt një sulmi kibernetik ndaj një vendi armiqësor Europian.’- tha Rama.

Ora 12:17
Rama: Sot në Shqipëri kemi një drejtësi të re! Politikanë në burg, më parë do të kishin qeshur nëse do e pretendonit

 

Rama tha sot në Bruksel se Shqipëria vjen në këtë Konferencë të Parë Ndërqeveritare me drejtësi të re.  

“Ne shkatëruam të gjithë pallatin e drejtësisë së korruptuar dhe tani kemi institucione të reja të epokës së re të drejtësisë. Nëse më parë do të kishit pyetur këdo në Shqipëri se cilat janë shanset që të shikonit prapa hekurave një politikan, do të kishin qeshur me ju. Por tashmë nuk është më ashtu. Tani askush nuk është më imun.  Unë qëndroj si lideri i një mazhorance që nuk ka mbrojtur askënd nga shigjetat e drejtësisë dhe nuk ka përdoru asnjëherë shigjetat e qeverisë kundër drejtësisë. Por sigurisht që hijet se së kaluar vazhdojnë.

Ora 12:15
Rama: Rugëtimi i vështirë! Integrimi i Shqipërisë në BE është për jetë a vdekje

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Konferencën e Parë Ndërqeveritare në BE foli në lidhje me rrugëtimin e vendit drejt BE-së dhe sfidat me të cilat jemi përballur në këto vite.

‘Ne dimë se ajo që kemi arritur deri tani është fundi i fillimit. Të gjithë e dinë që rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, ka qenë një sagë mes punës së palodhur, premtimeve të pambajtur dhe rinisjeve të mundimshme, si në mitin e Sizifit. Por ne nuk e kemi humbur besimin tonë edhe kur u përballëm me shuplakën në fytyrë. Në ato pak vite të tmerrshme që lamë pas zinxhiri i anëtarësimit u zhvillua nga disa ngjarje të tjera që penguan integrimin në BE. Ne ja dolëm të dëshmojmë se ishim më të mirë dhe më të fortë seç mund të ishim edhe ne. Bëhet fjalë për të ardhme europiane. BE ka qenë diçka më tepër të vendin tonë. Integrimi i Shqipërisë ne BE është për jetë a vdekje. Ne i vazhduam reformat tona edhe me më shumë këmbngulje. Jemi vendi më i avancuar në rajon për sistemin e drejtësisë.’- tha Rama.

Ora 12:12
Negociatat/ Rama: BE fati ynë, për këtë në Shqipëri jemi të gjithë dakord! Evropa e bën Ballkanin më të mirë

 

Bashkimi Evropian është zgjedhja e lirë e shqiptarëve dhe të gjithë në Shqipëri bien dakord se është fati ynë. Kjo ishte hyrja e fjalimit të Kryeministrit Rama në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.  

“Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh por mjaft kohë në luftuam kundër besimit se nuk do të ndodhte fare. Megjithatë të hiqnim dorë nuk na ka shkuar fare në mendje. Ne në Shqipëri thuajse nuk biem dakord për gjithçka, por ka një gjë që na bashkon: Bashkimi Evropian është fati ynë. Për shekujt na është dashur të jetojmë në perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe, Evropa është zgjedhja jonë e lirë. Ne besojmë në këtë hapësirë paqeje dhe lirije, që frymëzon një menysë tjetër të menduari. Evropa me vlerat dhe parimet e saj është ajo që bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan të Hapur drejt prosperitet”, tha Rama.

 

Ora 12:08
Konferenca Ndërqeveritare, Varhelyi: Tani duhet vullnet i fortë politik, metodologjia e zgjerimit vë theksin tek reformat kryesore

 

Komisioni për Zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, Oliver Varhelyi në fjalën e tij në konferencën e Parë Ndërqeveritare tha se tashmë duhet një vullnet i fortë politik, ndërsa theksoi se metodologjia e zgjerimit e vë theksin tek zbatimi i reformave kryesore.

‘Dua të uroj ju kryeministër për këtë sukses të arritur. Shqipëria është një vend kandidat me qëllimin për tu bërë vend kandidat në BE. BE ka reakomanduar të hapen negociatat që në 2018. Kjo konferencë është një gur kilometrik, është një pranim dhe njohje i gjithë progresit të bërë për vendin tuaj. Shqipëria përmbushte të gjitha kushtet. Zotimi juaj ndaj luftë kundër krimit të organizuar për është tu përgëzuar. Besoj se Shqipëria do të intensifikojë përpjekjet e saj për të punuar në lidhje me kushtet. Kuadri negociues ofron në gamë të gjerë mjetesh për antërasimin. Metodoligjia e zgjerimit vë theksin tek reformat kryesore. Kjo është në të mirë të vendit tuaj. Jemi të gatshëm të mbështesim Shqipërinë për të gjitha detyrimet që ka. Negociatat do të kërkojnë një vullnet të fortë politik.’- tha Varhelyi.

Ora 12:05
Borrell: Me Shqipërinë BE bëhet më e plotë, drejtimi juaj pro evropian ka bërë që të jeni objekt sulmesh nga vendet jo mike

 

Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Europian Joseph Borrell tha se me Shqipërinë Bashkimi Evropian bëhet më i plotë.

 “Duke filluar procesin e negociatave Shqipëria do të bëhet anëtarë e BE-së dhe me këtë Shqipëria, Bashkimi Evropian ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt plotësimit të vet. Është bërë një punë e rëndësishme në vitet e mëparshme dhe duke e pasuruar përmes këtij procesi, duke sjellë përfitime për shoqërinë shqiptare. Harmonizimi juaj me politikat e BE-së dhe vendimmarrja huaj reflekton drejtimin e duhur strategjik që keni zgjedhur. Kjo vjen edhe me një çmim të lartë dhe pjesë e këtij ccmimi është edhe ajo listë e ‘vendeve të padëshirueshme të Rusisë’ por jeni pjesë e vendit më miqësor sicc është Bashkimi Evropian.

Shqipëria do të mbështetjet nga BE për tu përballuar me ndikimet armiqësore nga vendet e treta,  si agresioni rus. E dimë se e vështirë ka qenë për ju të përballeni me pasojat e luftës sa i përket ccmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Ju i përballët pak ditë më parë me një sulm kibernetik. Kjo ka ndodhur në shumë vende aleate.  Shqipëria ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar. Keni ndihmuar në dialogun Beograd Prishtinë”, tha ndër tjera Borrell.

Ora 12:02
Ministri i Jashtëm çek: Ju mbështesim në përpjekjet tuaja, mezi presim të jeni anëtar me të drejta të plota

 

Ministri i Jashtëm çek e ka nisur fjalën e tij duke listuar të gjitha të mirat që dy palët negociuese Shqipëri BE përfitojnë dhe duhet të plotësojnë nga ky hap i rëndësishëm. Ndër të tjera ai ka thënë se mezi pret që vendi ynë të jetë anëtar me të drejta të plota në BE.

Të mirat për të dyja palët janë të qarta. BE është parteri juaj më i madh për të mirat në investimet e juaja. Presim përpuethshmëri në mënyrë që procesi i zgjerimit të jetë më i besueshëm, më dinamik. E i vendos shumë vend një zbatimit të konsensusit të zgjerimit. Në përputhshmëri të 25 marsit të vitit 2020 Këshilli miratoi në 18 qershor 2022 kuadrin e përgjithshëm konsensusin e zgjeruar të integrimit. Negociatat synojnë zgjerimin në qasjen e BE-së. Shqipëria duhet që të përkrahë dhe të zbatojë të gjitha reformat, veçanërisht reforma për korrupsion, reforma e krimit të organizuar, administratën publike.

Mirëpresim faktin që Shqipëria është në dakordësi të plotë për politikat e BE

Mirëpresim gatishmërinë e Shqipërisë për anëtarësim, do ju mbështesim në përpjekjet tuaja dhe mezi ju presim të jeni si një anëtar me të drejta të plota- tha ia,

Ora 11:48
Nis në Bruksel Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

1658224745_TRYEZA.jpg

Në Bruksel ka nisur Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Ora 11:11
Çfarë do të thotë Konferencë e parë Ndërqeveritare, nis ‘vrapimi’ i fundit i Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë

1658221980_fdhaeherhRFHAERHAERHADRHADRHGADRHG.jpg

Sot Shqipëria mban konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian! Por, farë do të thotë kjo për vendin tonë? Konferenca e parë Ndërqeveritare nis zyrtarisht edhe bisedimet për anëtarësim të një vendi në Bashkimin Evropian. Në konferencë mblidhen përfaqësues të qeverisë dhe përcaktohen kornizat themelore. Këto korniza përcaktojnë udhëzimet dhe parimet që rregullojnë negociatat e anëtarësimit me çdo vend kandidat. Komisioni do të fillojë menjëherë punën e nevojshme përgatitore.

Negociatat zhvillohen midis ministrive dhe ambasadorëve të qeverive të BE-së dhe vendit kandidat në atë që quhet konferencë ndërqeveritare.

Faza e parë përfshin shqyrtimin rigoroz të legjislacionit të vendit kandidat; negociatat pastaj vazhdojnë në mënyrë metodike përmes një sërë legjislacioni të BE-së, të cilin vendi kandidat duhet të miratojë dhe zbatojë. Negociatat shtrihen edhe në të drejta dhe detyrime të tjera që të gjitha Shtetet Anëtare duhet të pranojnë - këto njihen si Community acquis.

Negociatat e anëtarësimit duhet të përfundojnë përpara se një shtet i ri anëtar të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Reformat politike dhe ekonomike të kryera nga vendi kandidat monitorohen dhe vlerësohen rregullisht dhe ritmi i negociatave përcaktohet nga rezultatet. Vetëm kur të gjitha palët janë të kënaqura, procesi përfundon me nënshkrimin dhe ratifikimin e një Traktati të Aderimit. Gjatë procesit të negociatave për anëtarësim, kandidatët dhe vendet kandidate potenciale mund të marrin mbështetje përmes Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit (IPA). Kjo përfshin një sërë programesh ndërkufitare me shtetet anëtare të BE-së, të cilat pasqyrojnë nga afër funksionimin e fondeve strukturore. Negociatat e anëtarësimit janë aktualisht në vazhdim me Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Negociatat janë hapur edhe me Islandën, por aktualisht janë në pritje.

Elementët e negociatave për çdo kapitull

Screening – Komisioni bën një ekzaminim të detajuar, së bashku me vendin kandidat për secilin kapitull për të përcaktuar sa është përgatitur vendi në këtë fushë. Gjetjet për çdo kapitull, Komisioni ia paraqet vendeve anëtare në formën e një raporti analizues. Konkluzioni i këtij raporti është një rekomandim i Komisionit për të hapur direkt negociatat apo për të vendosur disa kushte të caktuara – fillimisht duhen arritur “standardet e hapjes” ose siç quhen opening benchmarks.

Pozitat e negociimit – para se negociatat të nisin, vendi kandidat duhet të tregojë pozicionin e tij dhe Komisioni duhet të përcaktojë ose të përshtasë një qëndrim të përgjithshëm. Për shumicën e kapitujve Komisioni do të vendosë standarde përfundimtare të cilat duhet të arrihen patjetër nga vendi kandidat që negociatat të konsiderohen të përfunduara. Në rastin e Shqipërisë, mendohet të jetë një start i mirë fakti që është bërë një punë paraprake sa i përket Screening (analizës) me kapitujt që do të hapen të parët, 23 dhe 24 dhe që përfshijnë gjyqësorin dhe reformën nëdrejtësi.

Ritmi i negociatave varet nga shpejtësia e reformave dhe përafrimi i legjislacionit të vendit me atë të BE-së. Edhe pse nuk ka një publikim institucional sa i përket përafrimit të legjislacionit tonë me atë të BE-së, mendohet që kjo shifër të mos e kalojë 30%. Duhet marrë parasysh që kur një kapitull të konsiderohet i mbyllur, legjislacioni i asaj fushe duhet të jetë përafruar 100%.

A përfitohen fonde?

Nëse Shqipëria hap negociatat, a përfiton fonde shtesë me qëllim përgatitjen për negociatat e anëtarësimit? Strategjia e Zgjerimit 2018 e KE-së parashikon natyrisht burimet financiare për një anëtarësim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit. Instrumenti i Paraaderimit (IPA) është instrumenti që u vjen në ndihmë financiarisht këtyre vendeve në përgatitet e tyre për anëtarësim dhe lehtëson bashkëpunimin rajonal dhe ndërkufitar.

Gjatë viteve 2007-2017, KE ka investuar më shumë se 8.9 miliardë euro në rajon nëpërmjet IPA-s. Duke iu referuar përvojave të mëparshme të anëtarësimit, një zhvendosje graduale nga etapa e para-anëtarësimit tek ajo e të qenit vend anëtar, duhet të jetë e mirëparashikuar, në mënyrë që të mundësojë zhvillimin kapaciteteve për të përthithur fonde. Pra, e thënë shkurt, nëse hapat e Shqipërisë në periudhën e negociatave do të jenë të qarta dhe të sigurta, edhe mundësitë për të përthithur më shumë fonde, do të rriten. Gjithçka varet nga ecuria e reformave dhe përmbushja e kritereve të anëtarësimit.

Ora 10:21
Çelja e negociatave, ministrja e Jashtme: Rruga përpara është e vështirë dhe kërkuese

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në duke e cilësuar si një ditë historike këtë moment.

‘Ditë historike për Shqipërinë! Ka qenë një pritje e gjatë, por dita e sotme legjitimon gjithë punën dhe angazhimit tonë të palodhur. Rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese, por sot shqiptarët mund të gëzohen për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në procesin e tyre të integrimit në BE.’- shkruan Xhaçka.

Ora 08:44
Rama publikon pamjet nga pritja e presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen në Bruksel

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga pritja që presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka bërë kreut të qeverisë shqiptare si dhe Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Bruksel.

Ora 08:20
Shqipëria 'vrapon' drejt BE-së, Rama: Krenari! Do ulemi në tryezën e Evropës së Bashkuar

Sot do të zhvillohet Konferenca e parë ndërqeveritare, Rama ndau në Facebook një shkrim me flamurin e Shqipërisë dhe të bashkimit Evropian. Shqipëria do të ulet në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar.

'MIRËMËNGJES 

me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit '90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj'- shkroi Rama.