Ka nisur në Parlamentin holandez diskutimi për votën e Holandës për negociatat e BE-së me Shqipërinë. Report Tv ka mësuar se partitë radikale deri tani janë shprehur se negociatat nuk duhet të hapen. Sipas burimeve, as për Maqedoninë nuk është tani momenti për hapjen e negociatave.

Në sallën e komisionit për Çështjet e Europës ndodhet edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi.

Debati në Parlament po zhvillohet në një klimë të fortë skepticizmi.

Gjatë diskutimeve që po zhvillohen, burime të Report Tv nga brenda sallës mësohet se partia që është më kundër është CDA, e Kristian Demokratëve pasi moszgjerimin  me vende të reja në Bashkimin Europian e kanë pjesë të programit të tyre politik.




Diskutimet për Shqipërinë në Parlamentin Hollandez