Sot, në Luksemburg, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Para mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, në një deklaratë për mediat, komisionerja europianë për Zgjerimin, Marta Kos, ka thënë se procesi i zgjerimit të BE-së po merr një ritëm më të shpejtë.

Kos tha se zyrtarët e lartë të BE-së kanë propozuar mekanizma më të fortë mbrojtës për garantimin e shtetit të së drejtës dhe zbatimin e reformave, me synimin për ta bërë Bashkimin Evropian më efikas.

Më tej Kos ka thënë se vendet kandidate për t’u anëtarësuar në BE kanë vite që përballen me kërcënime hibride. Ajo shtoi se përvoja e tyre mund të ndihmojë në mbrojtjen e demokracive në të gjithë Europën.

“Mbrëmjen e kaluar, Mali i Zi mbylli edhe tre kapituj të tjerë të negociatave. Sot, do të mbyllim një kapitull negociues me Shqipërinë dhe do të hapim nga dy grupkapituj negociues me Ukrainën dhe Moldavinë.

Ndërsa procesi i zgjerimit po merr një ritëm më të shpejtë, do të diskutojmë me shtetet anëtare se si të sigurohemi që Bashkimi Evropian të bëhet më i fortë, ndërsa zgjerohet. Për këtë arsye, kemi propozuar mekanizma më të fortë mbrojtës për garantimin e shtetit të së drejtës dhe zbatimin e reformave, me synimin për ta bërë Bashkimin Evropian më efikas.

Sot do të mirëpresim gjithashtu vendet kandidate në Qendrën Evropiane për Rezistencën Demokratike. Shumë prej tyre kanë vite që përballen me kërcënime hibride. Përvoja e tyre mund të na ndihmojë të mbrojmë demokracinë në të gjithë Evropën”, thuhet mes të tjerash në reagimin e komisioneres Kos.


Lajmi kryesor:

Sot Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave! Zbardhet axhenda! Rama: Hap drejt Unionit (VIDEO)