Negociatat, SHBA: Shqipëria vijon që të bëjë përpara, reformat të pakthyeshme

Negociatat, SHBA: Shqipëria vijon që të bëjë përpara, reformat të pakthyeshme

Ambasada amerikane në Tiranë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përgëzuar Shqipërinë për rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave për integrimin në Bashkimin Europian. Ambasada Amerikane në postimin e saj në faqen zyrtare në Facebook, thekson se Shqipëria vijon që të bëjë përpara me reformat dhe se do të ketë gjithmonë mbështetjen e SHBA-së.

"Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore" deklaron ambasada e SHBA-së.

Dje Komisioni Europian rekomandoi pa kushte hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në prezantimin e progres-raportit për ecurinë e vendit tonë në sajë të 5 prioriteteve kyçe për negociatat, eurokomisioneri Johannes Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres, dhe ka përmbushur reforma të cilat duhen shpërblyer nga Bashkimi Evropian.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federika Mogherini u shpreh se rekomandimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë bazohet në çështje teknike të progresit të vendit dhe jo krizën politike. Mogherini tha se rekomandimi është i qartë dhe nuk ka kushte dhe për ketë arsye nuk duhet të ketë asnjë vonesë në vendimmarrjen e Këshillit të Evropës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahir tarfyci: 31/05/2019 06:16

    Tek ju shpresojm se po qe per keta duhen edhe 100 vjet,Flm ShBA dhe BE

    Përgjigju
  • Populli: 30/05/2019 18:49

    Shqipetare! Sot me shume se kurre kemi boten prane.. Boll shkuam pas politikaneve qe vetem na varferuan e na shtryllen si limoni..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK