Negociatat Shqipëri-Greqi, Shehu:
Marrëveshjet me "çmim më të lartë"

Negociatat Shqipëri-Greqi, Shehu:<br />Marrëveshjet me
">
Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar për takimin që po zhvillohet në Korçë mes Bushati dhe Kotzias për cështjet e pazgjidhura mes dy vendeve. Shehu thekson se aventurizmi në politiken tonë të jashtme e rajonale na ka ulur kredibilitetin përpara partnereve dhe ka dobësuar pozitat e Shqipërisë. Sipas tij arritja tani e cdo marrëveshje do të jetë me një "çmim më të lartë" për ne.

Takimi mes Bushatit dhe Kotzias i nisur dje është planifikuar që të zgjasë tre ditë, ndërsa priten rezultate pozitive. Deri tani cështja e zgjidhur duket se është ajo e ligjit të luftës që do të hiqet nga Greqia.

Report TV ka mësuar se kryeministri grek Tsipras i ka kërkuar ministrit Kotzias produkt konkret nga ky takim madje ka shkuar më tej. Kryeministri grek ka kërkuar që deri në muajin Prill të mund realizohet firmosja e marrëveshjes për shelfin kontinental që njihet si kufiri detar mes dy shteteve, ndërsa do të pasohet nga një takim Rama-Tsipras.

DY RRESHTA PER TAKIMIN E KORCES!
Takimet ne diplomaci jane veprime pothuajse gjithmone pozitive, vecanerisht kjo kur realizohen midis fqinjesh e partneresh, sic eshte rasti i yne me Greqine.

Jam i kenaqur qe Rilindja pas 4 vite politika absurde, qe demtuan rende maredheniet me Greqine, "arriti te kuptoje", ose se paku desheron te tranzmetoje imazhin se keto lidhje te rendesishme duhen rivendosur.

Por tashti pas disa vite ecje si "gaforrja", kjo ne terresi me politikat ne Ballkanin Perendimor, kjo nuk eshte e lehte.

Kthimi i maredhenieve me Greqine ne piken shume pozitive te vitit 2013, kur edhe roli i Shqiperise si Faktori Kryesor i Stabilitetit ne Rajon kishte marre forme, gje qe tashti eshte venitur, kerkon te "gelltitesh shume nga cfare ke nxjerre".

Se dyti aventurizmi ne politiken tone te jashteme e rajonale na ka ulur kredibilitetin perpara partnereve e ka dobesuar pozitat tona, pra arritja tani e cdo mareveshje do te jete me nje "cmim me te larte" per ne.

Kjo u provua qartesisht edhe ne takimin e Athines, ne rimareveshjen e Varrezave te Ushtareve, gje qe perseritet ne Korce.

Kjo do te provohet edhe ne hapat e tjera, perfshi edhe ne rinegocimin e Mareveshjes se Ujrave Detare.

Se treti, per te ngjallur besueshmeri duhet transparence e dikush duhet te pergjigjet per 4 vite gabime jo vetem ne maredheniet me Greqine, me pasoje bllokimin e shume projekteve, investimeve, rolit tone, etj, gje qe i dha dhe mundesi Serbise te trajtohet tashme si Faktori Kryesor i Stabilitetit ne Rajon.

Per keto aresye edhe ky takim hermetik, pa asnje konsultim me Komisionin e Jashtem nga Z.Bushati, me tranzmeton imazhin e "SHTEPISE SE FANTAZMAVE".

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane