Negociatorët në samitin e klimës arrijnë marrëveshjen për të dëmshpërblyer vendet e varfra

Negociatorët në samitin e klimës arrijnë marrëveshjen për të dëmshpërblyer vendet e varfra

Samiti i Klimës

Negociatorët në samitin e klimës që po mbahet në Egjipt thuhet se kanë arritur një marrëveshje të mundshme për krijimin e një fondi për dëmshpërblimin e kombeve të varfra, raporton agjencia e lajmeve theglobeandmail.

Sipas Ministrit të Mjedisit të Maldiveve, Aminath Shauna, "ekziston një marrëveshje për humbjen dhe dëmin", që është ajo që negociatorët e quajnë koncept.

“Ekziston një marrëveshje për dëmshpërblimin e humbjeve dhe dëmeve. Duhet ende të miratohet unanimisht në një votim që do të mbahet ditën e sotme”, tha Ministri i Mjedisit të Maldiveve Aminath Shauna për Associated Press të shtunën.

Ky miratim është një fitore e madhe për kombet më të varfra që kanë kërkuar kompensim, ndonjëherë të quajtur edhe dëmshpërblim, për dekada, sepse ata shpesh janë viktima të fatkeqësive klimatike pavarësisht se kanë kontribuar pak në ndotjen në mbarë globin.

Projektpropozimi i pasdites të së shtunës erdhi nga presidenca egjiptiane, ku një dokument i dytë gjithëpërfshirës nga lidershipi i bisedimeve për klimën injoron thirrjen e Indisë për të hequr gradualisht naftën dhe gazin natyror.

Por, propozimi nuk sugjeron që ekonomitë e mëdha në zhvillim si Kina duhet të kontribuojnë në fond, i cili ishte një kërkesë kryesore e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, ku humbja dhe dëmtimi ka qenë çështja gjithëpërfshirëse në dy javët e bisedimeve.

Disa ditë më parë, BE bëri një propozim të papritur në lidhje me krijimin e një fondi për pasojat klimatike, për shkurtimin e emëtimeve të karbonit që shkojnë përtej asaj që kërkon marrëveshja e klimës e Parisit e vitit 2015.

Gjatë gjithë samitit të klimës, delegacionet amerikane, kineze, indiane dhe të Arabisë Saudite kanë mbajtur një profil të ulët publik, ndërsa vendet evropiane, afrikane, Pakistani dhe ishujt e vegjël kanë qenë më të zëshëm.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja