TIRANE- Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme do të zhvillojë sot një seancë dëgjimore me kandidaten për ambasadore të Shqipërisë në BE, Suela Janina. Por ky emër nuk është i ri në fushën e diplomacisë Shqiptare. Aktualisht Janina mban postin e Drejtoreshës së Traktateve dhe të Drejtës Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme dhe ka qenë titullarja e bisedimeve ndërmjet Shqipërisë-Greqisë dhe Maqedonisë përsa i përket çështjes së devijimit të dy lumenjve, Vjosa dhe Radika.