1769009835_volodymyrzelensky.JPG

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se është ende herët për të nxjerrë përfundime, lidhur me negociatat në Abu Dhabi mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA.

"Është ende shumë herët për të nxjerrë përfundime rreth përmbajtjes së negociatave të sotme në Emiratet e Bashkuara Arabe. Do të shohim se si do të shkojnë bisedimet nesër dhe cilat do të jenë rezultatet. Është thelbësore që jo vetëm Ukraina të dëshirojë t'i japë fund kësaj lufte dhe të arrijë siguri të plotë, por që një dëshirë e ngjashme të lindë disi edhe në Rusi", shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.


Lajmi kryesor:

Zelensky: Trump do të na japë sistemin e mbrojtjes ‘Patriot’! Takim mes Moskës, Kievit dhe SHBA-së në Abu Dhabi, Umerov: U diskutuan pikat kyçe për përfundimin e luftës