TIRANË- Erida Nelaj, Drejtore e Programit të Vaksinimit ka deklaruar se 22% e popullsisë ka marrë dozën e parë të vaksinës anti- COVID, teksa tha se vendi është shumë afër arritjes së objektivit prej 1 mln vaksinime brenda qershorit. Në intervistën me gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, Nelaj tha se po diskutohet edhe ulja e moshës për të vaksinuarit duke përfshirë edhe 16-vjeçarët, megjithatë kjo është ende në fazën e diskutimeve.
"Me dozë të parë rreth 22% që kishim targët të asaj mbi 18-vjeç. Shpresojmë të kemi një ritëm më të shpejtë. Vaksinimi i 16-vjeçarëve? Është herët se duhet të mbyllim fashat moshore, por është pjesë e diskutime të Komiteti Këshillimor të Imunizimit. Jemi shumë afër arritjes së objektivit", tha Nelaj.
Miratimi nga OBSH i vaksinës Sinovac, Nelaj tha se është një lajm i mirë, por që pritej.
"Të jetë në qetë se është vaksinë që njohet nga OBSH, dhe në këtë rast duke qenë se është OSBH jemi më të qetë që kemi një siguri maksimale. 560 mijë doza Sinovac dhe personat e vaksinuar po marrin dozat e dytë dhe presim të vijnë dhe 440 mijë të tjerë. Është miratuar kontrata dhe tani varet nga prodhuesi kur e ka të mundur të prodhojë vaksinën, në jemi në radhë shumë herët. Procesi po ecën shumë mirë, por marrin dozat e dyta qytetarë, dozat e para po merren me Pfizer dhe Sputnik, janë mbi 770 mijë vaksinime, ulja e moshës së vaksinimit bëhet kur ka doza të mëdha vaksinime, ne s'kemi pasur ulje të numrit të moshës së vaksinimeve se po vijohet me ato që kanë sëmundje, pavarësisht moshës dhe me Sputnik duke qenë se po vaksinohen dhe punonjësit e transportit nuk është prioritet pozicioni i punës, dhe jo mosha", tha Nelaj.